Aktorja e famshme indiane Sara Khan është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja me anë të një postimi në rrjete sociale duke thënë se ndihet mirë dhe është në karantinë në shtëpi. Aktorja shtoi se ndërsa është asimptomatike dhe po kujdeset maksimalisht. Ajo gjithashtu kërkoi që të gjithë ata që kishin pasur kontakt me të të testoheshin.
“Fatkeqësisht, sot jam testuar pozitive me koronavirus. Autoritetet dhe doktorët më udhëzuan të karantinohem në shtëpi. Ndihem mirë dhe shpresoj të shërohem sa më shpejt”,- ka shkruar ajo.
Sara është një personazh mjaft e njohur edhe në Shqipëri. Pak vite më parë ajo mbërtheu shqiptarët para ekranit, me rolin e saj në serialin “Bidai”.