Një tjetër tender i dyshimtë është fituar në Librazhd nga kompania e deputetit të Partisë Socialiste Sadri Abazi.
Bëhet fjalë për pedonalen e re të Librazhdit, punimet e së cilës i ka fituar firma e deputetit socialist. Absurditeti qëndron në faktin se kompania e Sadri Abazit ishte në vendin e 6 në listë dhe kërkonte 200 milionë Lekë më shumë për këtë tender se firma e parë për ndërtimin e pedonales. Por historia nuk mbetet me kaq. Edhe pse fitoi tenderin, firma e deputetit socialist nuk përfshihet drejtpërdrejt në punime, por e nënkontrakton tek Panajot Korani.
Ndërhyrja e këtij të fundit në këtë projekt nuk ka kaluar pa trazira. Pasi u nënkontraktua për ndërtimin e pedonales, Korani u konfliktua fizikisht me një prej sponsorëve më të fuqishëm të Partisë Socialiste të Librazhdit.
Lidhur me këtë aferë ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha, i cili ndër të tjera shkruan se, “Firma e Sadri Abazit, e treta në listë, fiton tenderin në Librazhd me 200 milionë lekë më shtrenjtë se firma e parë Taulant Balla merr 75 mijë Euro dhuratë”.
Postimi i plotë i Sali Berishës:
Vjedhja e radhes:
-Firma e Sadri Abazit, e treta ne liste, fiton tenderin ne Librazhd, me 200 milione lekë me shtrenjte se firma e pare. Taulant Balla merr 75 mijë Euro dhuratë. sb
Absurditetet në këtë vend s’kanë fund! Mediat njoftojen se një tjetër tender i dyshimtë është fituar në Librazhd nga kompania e deputetit të Partisë Socialiste Sadri Abazi.
Bëhet fjalë për pedonalen e re të Librazhdit, punimet e së cilës i ka fituar firma e deputetit socialist. Absurditeti qëndron në faktin se kompania e Sadri Abazit ishte në vendin e 6 në listë dhe kërkonte 200 milionë Lekë më shumë për këtë tender se firma e parë për ndërtimin e pedonales. Por historia nuk mbetet me kaq. Edhe pse fitoi tenderin, firma e deputetit socialist nuk përfshihet drejtpërdrejt në punime, por e nënkontrakton tek Panajot Korani.
Ndërhyrja e këtij të fundit në këtë projekt nuk ka kaluar pa trazira. Pasi u nënkontraktua për ndërtimin e pedonales, Korani u konfliktua fizikisht me një prej sponsorëve më të fuqishëm të Partisë Socialiste të Librazhdit. Ky konflikt mes tyre ka bërë që asnjë prej punëtorëve të Bashkisë së Librazhdit të mos pranojë projektin e punimeve të pedonales së re të qytetit. Në një situatë të tillë, nënkontraktori Korani ua ka besuar projektin tre punëtorëve të gjelbërimit, të cilët nuk kanë aftësinë dhe eksperiencën për projekte të tilla.
E pas këtyre tenderave të dyshimtë në Librazhd, përflitet se fshihet deputeti i zonës Taulant Balla. Pas shpalljes fitues të kompanisë së Sadri Abazit, çuditësisht Taulant Balla ka marrë dy dhurata të majme.
Një apartament me vlerë 75 mijë Euro, që për koinçiencë ndodhet në pallatin e ndërtuar nga Sadri Abazi, si dhe një makinë të re që kushton 70 milionë Lekë të vjetra. Për të dyja këto shpërblime, Taulant Balla është justifikuar se banesën e ka dhuratë nga vjehrri i tij, ndërsa automjetin nga bashkëshortja.”
Discussion about this post