07:57 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Safet Gjici flet troç: Ç’më thanë drejtuesit e Partizanit për 15 tifozët që pinë drogë

15:29 | 01/03/2017
në Sport, Te Gjitha
0
Safet Gjici: Thyejmë Partizanin për titullin (Kërkon mbështetjen e tifozëve)

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, në një intervistë të dhënë për një të përditshme, ka komentuar ndeshjen ndaj Partizanit duke sqaruar edhe zhurmën e madhe të krijuar nga incidentet e ndodhura mes tifozëve.

Ekipi i Skënderbeut përfitoi nga barazimi i Kukësit me Partizanin, duke iu kapur në krye…
Ndaj Partizanit ishte një superndeshje, ndoshta më e bukura e kampionatit shqiptar për këtë sezon, pavarësisht se nuk prodhoi fitues dhe ndodhi ai incidenti me tifozët. Ne luajtëm shumë më mirë në 20 minutat e fundit dhe, nga momenti në moment, pritej goli, ndërsa Partizani u mbyll në portë. Besoj se tifozët e Partizanit nuk ishin korrekt. Kjo nuk është hera e parë që ata tifozë veprojnë kështu në Kukës. Ndoshta shikojnë që ekipi i tyre nuk fiton dot në fushë dhe krijojnë probleme, duke shkaktuar rrëmujë në stadium. Kjo nuk i ka hije një klubi si Partizani.

Tifozët e Partizanit kanë thënë se u goditën me sende nga jashtë stadiumit…
Pse gjithmonë i gjuajnë këta? Nuk është rasti i parë i tifozëve të Partizanit që bëjnë kështu. Keni parë ndonjëherë tifozët e Kukësit të thyejnë stola në transferta?! Në stadium ndaj Partizanit ishin 4-5 mijë kuksianë dhe nuk u krijua asnjë incident. Sherrin e nisën tifozët e Partizanit, por ndoshta mund të jenë provokuar edhe nga jashtë. Nuk kam ndonjë informacion apo provë me pamje filmike për diçka të tillë.

Në fakt, vetë klubi i kuq ka nxjerrë një video ku duken sendet që vijnë nga jashtë stadiumit në drejtim të tifozëve…
Videot që nxjerrin edhe mund t’i shpikin, nuk është çudi. Di të them që ndeshja deri në minutën e 70-të ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, nuk pati asnjë problem. Masat organizative ishin në lartësinë e duhur nga klubi ynë. Hyrja ishte pa biletë dhe prandaj erdhën kaq shumë tifozë të Partizanit. Ju them se edhe vetë drejtuesit e Partizanit u habitën se si ka mundësi që tifozët e tyre bëjnë të tilla sherre?! Madje ata aluduan për 10-15 veta që pinë drogë dhe nuk dinë çfarë bëjnë më pas. Tifozë të tillë nuk duhet që të jenë në stadium.

Incidente pati edhe në tribunën VIP, si është e vërteta?
Në tribunën VIP nuk pati probleme. Gjithçka u agravua kur tifozët e kuq nisën të thyejnë stolat dhe, në këtë moment, pati një reagim nga sektori anësor i tribunës qendrore, ku një pjesë e tifozëve nisi të ofendonte. Me drejtuesit e Partizanit nuk kemi asnjë problem. Edhe pas ndeshjes u takuam. Unë reagova ndaj tifozëve të mi dhe ata u qetësuan.

Etiketa: safet gjicisport
Pas

Nipi i Klement Balilit: Manjani gjithë verën pushonte te kompleksi jonë, ç’kam parë nga kamerat e sigurisë

Para

Pse sot televizionet nxituan të raportonin të parët vendimin e qeverisë për Zharrëzën?

Para
U akuzuan se janë të infiltruarit e Ramës në protestën e Zharrëzës, Organizata Politike ka një përgjigje për këtë

Pse sot televizionet nxituan të raportonin të parët vendimin e qeverisë për Zharrëzën?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas luftës me Izraelin, Irani nis valë arrestimesh dhe ekzekutimesh për spiunazh

“Japoni: Rikthehet dënimi me vdekje ekzekutohet ‘vrasësi i Twitter-it’”

Shërbimet sekrete: Uraniumi i pasuruar i Iranit është zhvendosur para sulmeve

Los Angeles: Ndërron jetë kompozitori i famshëm Lalo Schifrin

SHBA-Izrael me qëndrim të përbashkët: Irani duhet të dorëzojë uraniumin

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.