20:16 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Safet Gjici konfirmon Ernest Gjokën në krye të Kukësit, por i vë një KUSHT

07:38 | 09/06/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Safet Gjici konfirmon Ernest Gjokën në krye të Kukësit, por i vë një KUSHT

Kukësi u shpall për herë të parë Kampion i vendit dhe kjo është padyshim dhe për meritë të trajnerit Ernest Gjoka. Pavarësisht se në ditët e para Klubi filloi kontaktet dhe me trajnerë të tjerë, Gjoka duket se ka marrë bekimin Presidentiti Safet Gjici.

Disa nga trajnerët që u kontakrtuan ishin Milinkoviç, gjermani Peter Hyballa dhe një trajner kroat, por në skenë doli dhe emri i Skënder Gegës. Megjithatë, dje vetë presidenti ua preu rrugën këtyre alternativave, duke konfirmuar Ernest Gjokën në krye të stolit.

KUSHTI
Gazeta “Panoramasport” mëson se palët u takuan mëngjesin e djeshëm, në orën 09:00, në një bar pranë Urës së Tabakëve. Mbas një takimi kokë për kokë, që zgjati mbi 30 minuta, presidenti konfirmoi trajnerin për pankinën, ndërsa i vuri kusht kalimin e turit të dytë në Champions Ligë dhe njëherësh të synojë fazën e grupeve në Ligën e Europës. Nëse skuadra nën drejtim e tij arrin këto objektiva, atëherë Gjoka do të mbetet pa dyshim trajner i kampionëve edhe për sezonin e ardhshëm në kampionat.

Trajneri, pasi ka paraqitur planin e tij për të arritur këtë “mision”, i ka thënë presidentit që e ka cilësuar si mungesë respekti që në media janë lakuar një mori alternativash për ta zëvendësuar, edhe pse fitoi titullin. Numri një i klubit është bindur nga premtimet e Gjokës, duke i besuar pankinën e verilindorëve.

MERKATO
Ndërkohë që klubi pretendon të hyjë fuqishëm në merkato. Pasi kanë arritur marrëveshje paraprake me Vinicius Araujo, ata po vazhdojnë negociatat me kroatin Tomislav Kish dhe Danilo Lopez. Pezull kanë mbetur bisedimet me Bruno Telushin, pasi lojtari akoma nuk e ka ndarë mendjen se ku do shkojë, do qëndrojë në Shqipëri apo do ikë jashtë.

Kapiteni i Flamurtarit është preferencë e parë në mesfushë për presidentin. Drejtuesit për ta bindur i kanë bërë ofertë konkrete, tani mbetet vetëm që Telushi të vendosë të ardhmen. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: Ernest Gjokagjicisafet gjicisport
Pas

Hoteli me “Zero yje” në qiell të hapur mes maleve të Zvicrës, sa kushton një natë (VIDEO)

Para

Drogë dhe pistoleta false, italiani dhe shqiptari dënohen me vite të ndryshme burg për të njëjtën vepër

Para
Drogë dhe pistoleta false, italiani dhe shqiptari dënohen me vite të ndryshme burg për të njëjtën vepër

Drogë dhe pistoleta false, italiani dhe shqiptari dënohen me vite të ndryshme burg për të njëjtën vepër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

Aksident i rëndë në afërsi të Tepelenës, përplasen dy makina, humb jetën rrugës për në spital fëmija 7-vjeçar

Nga portet e Europës tek bankat offshore/ Operacioni i SPAK ndaj rrjetit shqiptar të drogës, si u përdorën sistemi ‘Hawala’ dhe llogaritë në parajsa fiskale

Situata me zjarret në vend, ministri Vengu: 17 vatra aktive, 1000 forca në terren dhe mbështetje nga ajri me helikopterë e avionë

Goditja e rrjetit të drogës nga Amerika Latine, SPAK bën reagimin zyrtar: Sekuestrohen 6 ton kokainë me vlerë 411 mln euro. 16 persona nën hetim

Zjarri me përmasa të mëdha aktivizohet në zonën e Konispolit, rrezikohen banesat. Zjarrfikëset ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

EMRI/ Dhunohej nga burri, gruaja largohet nga shtëpia. Policia arreston 58-vjeçarin në Tropojë, nis kërkimet për 48-vjeçaren

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.