Atentati i sotshëm në Vlorë duket se është më i fundit i një serie ngjarjesh të tjera të rënda që kanë trronditur qytetin bregdetar. Pista e parë është ajo e vrasjes së Baftjar Llanajt në vitin 2011, babai i njërit prej të plagosurve të sotshëm, Ferdinantit.
Ndërkohë ‘’Shuplaka” mëson se dyshime në lidhje me atentatin që iu bë sot dy të plagosurve lidhen dhe me masakrën e Çolës, pasi Aleksandër Llanaj një nga autorët e vrasjes së tre të rinjve dhe i dënuar me burgim të përjetshëm është vëllai i Ferdinandit.
Po ashtu pista tjetër ka të bëjë me një tjetër vrasje të bujshme, të dyfishtë, të drejtorit të OSHEE-së në Vlorë Roland Saliu dhe të Erven Hysenit. Kushëriri i këtij të fundit ishte një nga personat e mbetur viktimë në masakrën e Çoles.
Policia e Vlorës duke marrë parasysh këto tre pista mjaft të komplikuara do të ketë goxha punë përpara për zbardhjen e ngjarjes.
DETAJET E POLICISË:
Më datë 01.10.2017, rreth orës 09: 35, në rrugën Transballkanike, pranë një karburanti, nga persona ende të pa identifikuar është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti ”Mercedes Benz” me targa VL 63 68 C.
Nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur shetasit D.B., 50 vjeç dhe F.Ll., 39 vjeç Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë sëbashku me grupin hetimor ku po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në të gjitha kryqëzimet kryesore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(E.K/SHUPLAKA)