Saga e hakmarrjes mes dy fiseve Bardhi e Reçi në Rrëshen të Mirditës duket se po merr ende jete edhe pas ‘luftës’ prej afro 29 vitesh. I riu Kristian Marku, alias Kristi Bardhi, u ekzekutua mbrëmjen e 13 janarit teksa udhëtonte me makinë në drejtim te Vlorës.
Kreu i shoqatës ndërkombëtare të pajtimit të gjaqrave, Gjin Marku në një intervistë me gazetaren Vanesa Rrahmani, është shprehur se ende nuk dihet se si do të shkojë historia e mosmarrëveshjeve midis këtyre fisave pasi fiset nuk e kanë pranuar dhe nuk kanë kërkuar që të futen në procesin e pajtimit të gjaqeve.
Për më tepër ndiqni intervistën në kanalin zyrtar të You Tube, Fax News.
E kaluara kriminale e të riut Marku dhe hasmëria në vendlindje e ka çuar grupin hetimor drejt pistës së vrasjes për hakmarrje. I riu është nipi i Martin Bardhit, i vrarë më 26 shtator 2023, edhe ky dyshohet viktimë e sagës së hakmarrjes mes dy fiseve. Po në vitin 2023, Kristian Marku është skeduar nga policia si i dyshuar për një tentativë për të ekzekutuar nipin e Kastriot Reçit, Saimir Reçin në 26 marsin e dy viteve më parë.