Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është bërë baba për herë të dytë.
Në një foto të publikuar pak më parë në rrjetin social Facebook ai ka zgjedhur t’iu prezantojë ndjekësve të tij të birin si dhe emrin e veçantë që ka gjedhur për të.
“Im bir Goliku”- thotë Tahiri në postimin e tij, duke e shoqëruar edhe me një foto e vogëlushit në krahët e tij.
Kujtojmë se Tahiri dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Berisha, kanë edhe një djalë më të madh 8 vjeçar, Drinin.