Mazhoranca ka vendosur sot në parlament të zgjasë edhe me tre muaj të tjerë, afatin e komisionit hetimor ndaj ish-ministrit të saj të Brendshëm Saimir Tahiri. Vendimi u mor në Kuvend me shumicë votash: 72 vota pro zgjatjes së afatit dhe 3 vota kundër.
Nga ana tjetër po sot janë zgjatur hetimet dhe për ish-zyrtarët e policisë së Vlorës që gjenden në arrati Jaeld Çela dhe Gjergj Kohila.
Ata hetohen si pjesë e grupit të trafikut të drogës së Habiljave, çështje në të cilën është përfshirë dhe ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri.
Akuza për ish-zyrtarët e policisë është bashkëpunimin në trafik droge me organizatën e vëllezërve Habilaj në Vlorë. Ky operacion është në zhvillim dhe nuk bëhen me dije informacione të tjera.
Çela ka drejtuar policinë e Vlorës nga shtatori 2014 deri në prill të 2017, ndërsa më parë ka drejtuar drejtorinë e policisë së Durrësit. Pas ardhjes së Fatmir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme, Jaeld Cela u shkarku nga detyra dhe në Policinë e Vlorës u emërua Gentjan Shehaj.
(E.K/FAXWEB.AL)