Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë vendimin për Saimir Tahirin. Ish-ministri nuk shkon në burg, por do të jetë për 3.4 vite në shërbim prove.
Tahiri ka reaguar pas vendimit të gjykatës, ku u shpreh se nesër do të ndajë mendime për procesin gjyqësor.
“Dëgjo më rezervoni të drejtën ta përtyp këtë estradë. Mesa kuptova gjykata më tha që nuk jam kriminel, nuk jam trafikant, po meqë ca kushërinj kanë përdorur emrin tim unë kam shpërdoruar detyrën. As nuk qesh dhe as nuk qaj dot.
Nesër ju ftoj të ndajmë ca mendime, më vjen keq që siu përgjigjem dot më shumë sesa kaq. Mu duk sikur thanë ma vjen keq je i pafajshëm po skemi këllqe ta themi këtë.Dy vjet jam hetuar për grup kriminal, ndërsa sot gjykata thotë që se ke bërë dhe këtë. Zoti ju ruajtë dhe juve, se mos kanë bërë kushërinjtë tuaj ndonjë gjë.
Jam dhe unë kështu, duhet të gjej një shteg si ta lexoj vendimin e gjykatës. Gjykata tha që nuk je pjesë e një grupi kriminal, nuk paskam bërë trafik droge.
Ta kishim bërë si burrat, të më dënonin për trafik. Sigurisht që do ta apeloj vendimin, nuk di tiu them më shumë, isha më i qartë kur hyra sesa tani kur dolaVendimi i gjykatës ishte ke mësuar shumë mirë, po do marrësh 5.
E kam pak të vështirë tiu them diccka më të qartë.Pse do mbajmë përgjegjësi për të gjithë kushërinjtë idiotë qe mund të kemi në fis. Unë zotit i ulem vetëm për familjen time dhe shëndetin e tyrë, mund të jetë dukur ashtu sikur i jam lutur zotit.”- u shpreh Tahiri.
(E.K/Faxweb.al)