16:05 | 11/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Saimir Tahiri ‘hyn’ në parlamentin gjerman, deputeti: Nuk na hidhni dot hi syve me atë dënim

21:19 | 26/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Saimir Tahiri ‘hyn’ në parlamentin gjerman, deputeti: Nuk na hidhni dot hi syve me atë dënim

Bundestagu gjerman vijon diskutimin në lidhje me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

Peter Beyer përfaqesues i CDU/ CSU në fjalën e tij në Bundestag për Shqipërinë dhe Maqedonine e veriut foli edhe për çështjenTahiri dhe tha se “nuk na hidhni dot hi syve me ate denim”.

Por nga ana tjetër deputet i CDU/CSU, Florian Hahn tha se Shqipëria ka bërë përparim në sistemin e gjyqësorit, por ka ende punë për të bërë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Po të votojmë për Shqipërinë i japim një shans historik. Kemi vendosur kritere shumë të forta për Shqipërinë, të ndara në dy faza. Hapja e negociatave nuk do të thotë anëtarësim”, Florian Hahn.

Kujtojmë se pak ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të dënojë me 5 vite burgim ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për “shpërdorim detyre”. Duke qenë se ai kishte pranuar më parë gjykimin e shkurtuar, atëherë dënimi sipas vendimit, konvertohet në 3 vite shërbim prove.(Lexo më shumë)

Ndërkaq sonte Bundestagu në Gjermani ka nisur diskutimet në lidhje me kërkesën e deputetëve brenda koalicionit CDU/CSU për të hapur negociatat me Shqiupërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Diskutimi është njoftuar se do të zgjasë rreth 45 minuta ndërkohë që fjalën e ka marrë fillimisht deputeti i CDU/CSU, Florian Hahn ndërsa pas tij janë duke folur edhe përfaqësues të tjerë të Bundestagut.

Bundestagu gjerman nisi diskutimet për Shqipërinë në orën 20.00 në një debat prej afro 45 minutash. Bundestagu pritet të vendosë për paketen e amendimeve të paraqitura nga grupimet CDU/CSU dhe SPD  të cilat kanë vendosur 9 kushte për Shqipërinë për hapjen e procesit të negociatave të vendit tonë me BE.

Në parim, Qeveria Federale duhet të aprovojë negociatat e pranimit me Shqipërinë në Këshillin Evropian më 17 dhe 18 Tetor 2019 vetëm me kushtin që konferenca e parë e pranimit të mos zhvillohet derisa Qeveria Federale të ketë përcaktuar se disa kushte janë përmbushur nga Shqipëria. Në këtë mënyrë, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Supreme duhet të jenë në gjendje të punojnë dhe të funksionojnë duke u kompletuar me një numër të përshtatshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Duhet të miratohet reforma zgjedhore e cila të sigurojë transparence të plotë të partive për financimet në zgjedhje. Konferenca e dytë e pranimit është planifikuar të zhvillohet dhe kapitujt e parë të negociatave do të hapen vetëm pasi të jetë zbatuar ligji për reformën zgjedhore dhe të fillohet procedura penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar se kanë kryer një vepër penale. Prokurorët publik  duhet të fillojnë procedurat ligjore kundër atyre që janë të lidhur me blerjen e votave në zgjedhje.

Ata gjithashtu kërkojnë përparim të fortë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë rastet kundër zyrtarëve të vjetër dhe politikanëve. Këto përfshinin hetime proaktive, ndjekje penale, kur është e përshtatshme, dhe dënime në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Gjithashtu, duhet të ketë një përparim të prekshëm në reformën administrative,

Ne bundestag janë paraqitur sic shihet dhe nga faqja zyrtare e Bundestagut edhe  tre kushte të reja nga Partia e të gjelbërve, edhe pse një përfaqësues i kësaj force politike Manuel Sarrazin një ditë më parë kritikoi grupimet më të mëdha në politiken gjermane. Të gjelbrit kanë depozituar tre kushte për Shqipërinë, kushti I parë, të krijohen strukturat e pavarura gjyqësore sic parashikohet në kushtetutë, Kushti i dytë, Krijimi i agjencive të speializuara për të kuftuar krimin dhe korrupsionin dhe I treti  përmirësimin e rekordeve të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë në nivele të larta.

Në këtë samit do të kërkohet konsensus për reformën e Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit (GEAS) dhe veçanërisht për direktivën Dublin III. Në samit do të flitet edhe për nisjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë me BE. (lexo këtu 9 kushtet fillestare)

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: bundestagunegociatatsaimir tahirivendimi
Pas

Video/ U paraqit me dokumente italiane, zbulohet si qendron e vërteta me skafistin e tretë të arrestuar në Greqi

Para

Video/ 17-vjeçarja shqiptare mahnit jurinë greke me zërin e saj

Para
Video/ 17-vjeçarja shqiptare mahnit jurinë greke me zërin e saj

Video/ 17-vjeçarja shqiptare mahnit jurinë greke me zërin e saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Australia siguron Botërorin/ Shkon në 11 numri i skuadrave që kualifikohen për Kupën e Botës

Vuçiç viziton Ukrainën për herë të parë, do të marrë pjesë në samitin rajonal

“Marrëveshja tregtare me Kinën është gati”, Trump: Kemi siguruar tarifat 55% dhe mineralet e rralla

Akuzohet për pengim të drejtësisë/ Gjykata e Tiranës veçon çështjen ndaj Ahmed Kalasë, dyshohet se refuzoi të dorëzojë pamjet filmike

15-vjeçarja shqiptare humbi jetën nga të shtënat me armë në Austri, flamujt ulen në gjysmështizë

Indonezia do të blejë rreth 50 avione luftarakë nga Turqia

Humb jetën tragjikisht 21-vjeçari shqiptar në Itali, si ndodhi aksidenti që i mori jetën të riut

Operacioni “fshesa”, Barcelona bën gati listën me 7 emra

Ukraina riatdheson trupat e më shumë se 1.200 ushtarëve të vrarë, gjatë luftës me Rusinë

SHBA dhe Kina arrijnë marrëveshje, zbutet lufta tregtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.