Ish-ministri Saimir Tahiri është i pakënaqur me masën e arrestit të shtëpisë.
Kështu ai ka apeluar masën në gjykatë, duke kërkuar hetimin në gjendje të lirë.
Seanca do të mbahet në 28 Maj, në orën 13:00 në Gjykatën e Apelit.
Që pas lënies së mandatit të tij të deputetit, Prokuroria kërkoi arrestin me burg për ish-ministrin, ndërsa Gjykata e la atë në arrest shtëpie.
Nga ana tjetër në Gjykatën e Apelit dhe Prokuroria do të kërkojë ashpërsimin e masës për Tahirin nga arrest në shtëpi në arrest me burg.
Sipas Prokurorisë ekziston mundësia që ish-ministri të prishë provat, dhe të intimidojë personat që kanë dijeni në lidhje me përfshirjen e tij të mundshme në trafikun e drogës.
(E.K/FAXWEB.AL)