06:20 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Tahiri apo SHBA, kush po shántazhon gjykatat?! Komentet e ambasadës ndaj tij, si loboi ish-ministri për t’i ndaluar.

21:44 | 31/08/2020
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Në emër të…”, Tahiri reagon me ironi pas vendimit të Apelit: Beteja me drejtësinë vazhdon

Në një deklaratë plotësuese të dorëzuar në fund të korrikut në Departamentin e Drejtësisë në SHBA kompania Stone Strategic Solutions Srl, e cila ishte pajtuar në fillim të vitit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, sqaron se kishte takuar stafe të dy kongresmenëve dhe senatorit Ted Cruz dhe drejtues të Departamentit të Shtetit për Shqipërinë, me të cilët ishte diskutuar “nevoja që personeli i Ambasadës së SHBA të mos komentonte gjatë procesit gjyqësorë të të huajve”.

Në shpjegim po ashtu thuhet se përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit u është bërë me dije ndikimi i madh që ambasada kishte në gjykatat shqiptare, ndërsa mësohet se Tahiri pagoi 20 mijë euro për lobimin që u bë i ditur në fillim të vitit.

Ish-Ministri i Brendshëm që u akuzua për tráfik ndërkombëtar nakótikësh dhe u dénua fillimisht nga ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me 5 vjet vetëm për shpërdorim detyre. Çështja ndaj tij u apelua dhe Apeli i Gjykatës së Posaçme vendosi prishjen e vendimit dhe rikthimin e saj për rigjykim. Gjatë procesit Tahiri pati disa përballje publike me ambasadën e SHBA-ve në Tiranë para dhe gjatë gjykimit.

Fillimisht ambasada ngriti alarmin për presione gjatë shqyrtimit të një mase sigurie ndaj Tahirit. Pas vendimit, në shtator të vitit që shkoi, përgëzoi gjetjen fajtorë të tij si shenjë pavarësie e gjyqësorit, por e cilësoi dënimin shkurajues. “Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat”, shprehej ambasada.

Tahiri i cilësoi këto komente si presion i madh ndaj gjykatës, ndërsa tha se vendimet e gjykatës nuk duhej të komentoheshin aq më shumë nga ambasada. I pyetur mbi marrëdhënien e lobimit Tahiri tha se nuk do të komentonte. Ndërkohë deri në publikimin e shkrimit nuk pati koment as nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Vëzhgues të ambasadës kanë vijuar të jenë të pranishëm në seancat gjyqësore në apel, ndërsa ndoqën edhe procesin në shkallën e parë.

Tahiri nuk është i vetmi politikan apo figurë publike në Shqipëri që është në përplasje me qëndrimet e ambasadës në kryeqytet apo vendimet e Departamentit të Shtetit. Një kontratë lobimi kundër vendimit për shpalljen “non grada” është rregjistruar në emër të ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Një sërë gjyqtarësh u është revokuar viza për në SHBA dhe janë rrëzuar në veting për këtë arsye./Reporter.al

Etiketa: ambasada e SHBAsaimir tahiri
Pas

“Vlora, Vlora, rroki ármët, bëja forra”, Ilir Meta e mbyll ditën duke shpërndarë dekorata me këngë patriotike

Para

Ndërron jetë punonjësi i spitalit shqiptar, nuk e fiton dot betejën me Covid-19

Para
Vdekje e parakohshme/ Ndërron jetë aktorja që e njihni të gjithë, tashmë nuk do e shohim më në ekranet tona

Ndërron jetë punonjësi i spitalit shqiptar, nuk e fiton dot betejën me Covid-19

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.