Ditën e sotme në Kuvend mazhoranca votoi për shtyrjen e afateve të komisionit parlamentar për çështjen Tahiri, pavarësisht se kjo ishte një kërkesë e bërë nga deputeti demokrat Edi Paloka.
Vetë deputetët e PS-së dhe të LSI-së u zhvendosën e Elbasan për ta mbajtur atje Kuvendin e tyre, në kundërshtim me krimin dhe me bandat që veprojnë në këtë qytet.
E megjithatë përveç vendimit të marrë në shumicë, jo të gjithë deputetët e PS-së e kanë harruar miqësinë me ish-ministrin Tahiri. 5 prej tyre vendosën sot që të mos votojnë për shtyrjen e hetimeve.
Kështu burime bëjnë me dije se kanë votuar kundër shtyrjes së afateve të hetimit tre deputetë, Spartak Braho, Erjon Braçe dhe Bashkim Fino, ndërsa kanë abstenuar me votën e tyre Alket Hyseni dhe Elena Xhina.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post