Ndërkohë që nesër pritet përballja e radhës e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me drejtësinë, pasi akuzohet si i përfshirë në trafikun e drogës të organizuar nga “Habilajt”, kushërinj të tij, ka zgjedhur që një ditë para të kalojë kohë duke bërë hipizëm.
Por ajo që ka rënë në sytë e nënkryetarit të Parlamentit si përfaqësues i opozitës, Edi Paloka, ka qenë shala e kalit me të cilin shfaqet në foto Saimir Tahiri.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Paloka shprehet se Tahiri po e sfidon drejtësinë duke shaluar mbi 7500 euro mbi kalë.
Paloka në postimin e tij shkruan: “Ju prisni që Tahiri do të përballet me drejtësinë dhe të dënohet për faktin se e ktheu policinë në hamalle droge të Habilajve?!
Ish-ministri i kushërinjëve të drogës, nuk e ka fare shqetësim daljen nesër para gjykatës.
Madje ai e sfidon drejtësinë, duke shaluar mbi 7.500 euro mbi kalë…”
Sipas Palokës, “Shala mbi të cilën relaksohet Tahiri, në internet nuk blihet dot më lirë se 7.500 euro.
Prisni më kot drejtësi për ministrin e Habilajve, ai drejtësinë e ka shaluar!
Ja dhe adresa ku mund të gjeni edhe ju një shalë me çmim të kripur, që ish-ministri ia lejon vetes madje edhe publikisht…”
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post