Në ka një njeri që se ka pasur të lehtë këtë vit, ai është padyshim Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm tashmë nën hetim për trafik droge.
I përjashtuar nga grupi i tij parlamentar, tashmë Tahiri ka nisur betejën e tij me drejtësinë.
Në një mesazh të shkurtër që ka postuar në rrjetet sociale ai shkruan se ka ende shumë përpara dhe falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur këtë vit.
”Çdo ditë e vështirë e këtij viti është një mundësi më shumë për vitin tjetër. Faleminderit nga zemra të gjithëve e forca për vitin që vjen. Ka ende shumë përpara. Gëzuar 2018”, shkruan Tahiri në mesazhin e tij të fortë duke nënkuptuar se beteja të tjera e presin.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post