18:50 | 04/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Saimir Tahiri sulmon prokurorët e Krimeve të Rënda: S’ka më sekrete, dua që seanca…

10:14 | 06/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Hetimet drejt mbylljes, dosja “Tahiri” shkon në gjykatë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia.

Tahiri ka ankimuar zgjatjen e afatit të hetimeve ndaj tij nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duke kërkuar që çështja të shkojë në Gjykatë.

Liljana Baku, do të jetë gjyqtarja që do të shqyrtojë sot kërkesën e tij.

Tahiri është përplasur dhe me prokurorët e çështjes, duke kërkuar që seanca të mos zhvillohet me dyer të mbyllura, pasi nuk cënohet asnjë sekret.

Më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda njoftoi se do të zgjasë edhe me 3 muaj afatet e hetimit për ish-ministrin Saimir Tahiri..

‘’Kërkoj që seanca të jetë me prani të mediave, pasi çështja ka një vit që është bërë publike. Nuk ka asnjë sekret që mund të cënohet”, është shprehur Tahiri.

Shkak për zgjatjen e hetimeve është bërë letër-porosia që autoritetet shqiptare i kanë dërguar Malit të Zi dhe Katanias. Përgjigjja ende nuk ka ardhur dhe dosja nuk mund të dërgohet për gjykim nëse nuk ka përfunduar procesi i hetimit.

Ish-ministri i Brendshëm ka qenë në hetim nga prokuroria italiane prej datës 27 tetor 2017 nga prokuroria e Katanias me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj.

Sipas përgjimeve të kryera nga organi i akuzës italiane, flitej për 30 mijë euro që grupi Habilaj kishte për t’i dhënë një personi me emrin Saimir dhe bizhuteri gruas së tij. Pavarësisht kësaj, nuk ka prova të mjaftueshme që e përfshijnë Tahirin në aktivitetin kriminal në rrjetin kriminal të Habilajve.

Për pasojë, autoritetet italiane kërkuan mbylljen e çështjes ndaj ish-ministrit të Brendshëm. Pak javë më parë Tahiri depozitoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe vendimin e prokurorisë së Katanias.

Grupi Habilaj u vu në hetim nga prokuroria e Katanias ku aktualisht i gjithë grupi është dërguar në gjykim me akuzën e trafikut të tonelatave kanabis dhe disa armë kallashnikov në Itali. Banda kriminale drejtohej nga Moisi Habilaj, ku Prokuroria e Katanias kërkon 18 vite burg dhe një shekull për të gjithë anëtarët e bandës së tij.

(E.K./FAXWEB.AL)

 

Etiketa: Krimet e Rendasaimir tahirisulmon prokurorettahiri
Pas

Ngjarje e rëndë në Shijak, një person i vë flakën vetes

Para

Mblidhet sot NATO në Bruksel, ja çfarë pritet të vendoset për Maqedoninë

Para
Mblidhet sot NATO në Bruksel, ja çfarë pritet të vendoset për Maqedoninë

Mblidhet sot NATO në Bruksel, ja çfarë pritet të vendoset për Maqedoninë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përmbytje tragjike në Teksas: 6 viktima, qindra të evakuuar

Shembet ndërtesa në Karaçi, 7 të vdekur dhe 8 të plagosur

Hamasi afër pranimit të marrëveshjes për armëpushim në Gaza

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni hap Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës më 10 korrik në Romë

Kapet me 20 gram kokainë në trup, arrestohet shqiptari në Itali

Futbollisti i njohur Thomas Partey, akuzohet për përdhunim

Zelensky bisedon me Trump për mbrojtjen ajrore dhe prodhimin e armëve

PD i drejtohet Celibashit: Jepni pamjet filmike dhe sqaroni kthimin e zarfeve nga diaspora

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj ministrit të Kosovës, dyshohet për dëm prej 1 milion eurosh

Forcat ruse bombarduan gjatë natës qytetin Krivyi Rih të Ukrainës qëndrore, nga sulmet janë plagosur gjashtë persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.