Ditën e premte ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, aktualisht person nën hetim nga prokuroria, ka udhëtuar drejt Gjermanisë, shkruan Top Channel.
Duhet të theksojmë që gjykata vendosi kontroll banese për ish-minsitrin, por jo bllokim të pasaportës për të. Top Channel shkruan se ka kontaktuar me me mesazh me zotin Tahiri, por nuk ka marrë një përgjigje, kurse avokati i deputetit Tahiri, Maks Haxhia ka deklaruar se nuk ishte dijeni në këtij udhëtimi.
Avokati Haxhia shtoi se lëvizjet e zotit Tahiri brenda dhe jashtë Shqipërisë janë në kuadrin e një njeriu të lirë, që nuk bëhen për çështje juridike, pra nuk paraqesin detyrimin për të vënë në dijeni prokurorinë.
Ky udhëtim jashtë Shqipërisë i zotit Tahiri vjen pas një heshtje të gjatë publike të ish-ministrit, që mungoi edhe dje në Parlament, ku emri tij ridoli në skenë pas kapjes së Orest Sotës me 860 mijë euro në makinë dhe dy patenta të Tahirit.
Theksojmë se kjo dalje jashtë shtetit e Tahirit ndonëse ligjërisht nuk ka asnjë ndalim, ngre pikëpyetje për motivet. Çfarë mund të ketë bërë ish-ministri në Gjermani? Ndonjë takim? Tahiri është ende në hetim nga prokuroria pasi mbi të rëndojë dy akuza. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post