02:57 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Saimir Tahirit i pranohet gjykimi i shkurtuar, ish-ministri: U kaluan kufijtë e maskaradës

18:06 | 26/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Ati, biri dhe shpirti i shenjtë”, Tahiri sulmon prokurorinë: Procesi ndaj meje i komanduar, nuk dua ndihmë nga…

Gjykata ka vendosur ditën e sotme “gjykim të shkurtuar” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas vendimit të gjykatës ky i fundit ka dalë në një deklaratë për mediat ku ju është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve.

Tahiri tha se, është e pakuptimtë zgjatja dhe zvarritja e hetimeve ndërkohë argumentoi se, gjykata nuk i është përgjigjur pyetjes së tij se për çfarë akuzohet dhe në cilin rast e ka shkelur ligjin.

“Nuk jam ndonjë hero i heshtur, por di të them që realisht më vjen keq për njerëzit që vuajnë nga ky sistem drejtësie dhe nuk flasin dot përpara jush. Ajo që keni dëgjuar. Unë i kërkova prokurorisë të bëjë një akuzë të saktë dhe të qartë. Prokuroria duhet të tregonte cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin. Prokuroria nuk u përgjigj. Sot dhe tutje do të flas edhe unë. Në Gjykatë dhe për publikun. Nuk mund të jetë më një proces ku provat e ashtuquajtura trafikohen…Unë di t’ju them që ky proces i ka kapërcyer kufijtë e një maskarade.

Unë nuk mërzitem dhe nuk më shqetëson asgjë nga këto. Them që do t’ia dal!  E dyshoj shumë fort që ky është sistemi i drejtësisë për të cilën unë luftova. Por gjithsesi mbetet për t’u parë. E gjitha është një absurditet. Unë i drejtohem Prokurorisë dhe Gjykatës të më thonë se ku kam shkelur ligjin dhe nuk më thonë asgjë”.

Pyetjet për Tahirin

Saimir Tahiri: Ajo që vjen para është më e rëndësishme se ajo që shkoi. Tani shkojmë në gjykim dhe ky është një shans për mua për të treguar atë që kam thënë gjithmonë. Unë jam rezervuar gjithmonë të komentoj drejtësinë, qoftë prokurorinë apo gjykatën. Nuk dua ta bëj tani në respekt të një sistemi ku kam kontribuuar edhe unë deri diku. Unë kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritje e pafund. Unë kam shumë më shumë për të pretenduar atë që pretendon prokuroria. Do t’ju lutesha juve kur të citoni dhe të saktësoni që unë do të vazhdoj deri në fund të argumentoj që nuk kam pikën e lidhjes me këtë çështje. Do ta shohim në gjykim. Drejtësia prandaj e shef të bukur pavarësisht se në shumicën dërrmuese nuk bën drejtësi.

Si ishte të qëndronit 8 orë në gjykatë?

Saimir Tahiri: Kam pak zor të flas për veten në rastin kur gjendem në këto pozita. Do të ndjek me përpikëri çdo seancë. Kur kjo ndodh me mua, merre me mend për njerëzit. Nuk jam ndonjë hero i heshtur por di të them që realisht më vjen keq për njerëzit që vuajnë nga ky sistem drejtësie dhe nuk flasin dot përpara jush.

Cilat ishin provat konkrete?

Saimir Tahiri: Ajo që keni dëgjuar. Unë i kërkova prokurorisë të bëjë një akuzë të saktë dhe të qartë. Prokuroria duhet të tregonte cilin veprim kam bërë unë që kam shkelur ligjin. Prokuroria nuk u përgjigj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: saimir tahiri
Pas

Seanca ndaj Tahirit, Gjykata tërhiqet për të marrë vendimin

Para

Denoncimi/ Aplikimet për 150 vende në Polici: Ja si mashtruan Rama dhe Lleshaj

Para
Denoncimi/ Aplikimet për 150 vende në Polici: Ja si mashtruan Rama dhe Lleshaj

Denoncimi/ Aplikimet për 150 vende në Polici: Ja si mashtruan Rama dhe Lleshaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.