Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji ka komentuar lëvizjet e Kryeministrit Rama në qeveri.
Ai ka ironizuar lëvizjet në qeveri, duke thënë se Edi Rama i hoqi ministrat për arsyet që i kërkoi opozita ta bënte.
Kryetari i PS-së, Edi Rama mblodhi për rreth 45 minuta kryesinë e kesaj force politike, një ditë pasi njoftoi shkarkimin e katër ministrave. Kryeministri Rama ka vendosur Fatmir Xhafajn në postin e Ministrit të Brendshëm.
Xhafaj do të lerë komisionin e Ligjeve dhe atë të Reformës në Drejtësi, për të drejtuar në të paktën gjashtë muajt e ardhshëm institucionin e lënë tashmë nga Saimir Tahiri.
STATUSI
Po i kërkojmë Ramës as më shumë as më pak se atë që po thotë për ministrat e vet.
I “shkarkoi” për t’i ngarkuar me punë partie sepse do dështonin në qeverisje, këtë të bëjë edhe vetë duke qenë në krye të 12 qarqeve, të drejtojë fushatën dhe qeverisjen e Shqiperisë ta marrë një qeveri me konsensus te gjerë politik.
Pasi ka ndë rtuar një republikë antivlerash me emërimet e sotme ka treguar dekadencën e qeverisjes së vet. Ka rikthyer modelet e dështuara edhe te qeverise se Nanos, Xhafën i cili nuk plotesonte kriteret dhe dështoi të bëhej ministër i brendshëm edhe në qeverisjen e Nanos në vitin 2003. Xhafën që në kohën që ishte ministër drejtesie asnjë bandë nuk dënohej, gjyqësori ishte në nivelin më të lartë të korrupsionit, një njeri që do vijojë kontaktet me krimin për llogari të Ramës.
Degradim me Shalsin që emërohet ministër i pushtetit vendor si shpërblim për luftën që bëri per te mbushur me plehra Shqiperinë. Sot emërohet për të gjetur vendet për groposjen e plehrave të rrezikshme, për të imponuar bashkive helmet që mafia kërkon të fusë në Shqipëri. Mos flasim për levat e levave sic është ministrja e Shëndetësisë.
Sot ne kërkojmë zgjedhje të lira ndërsa cadra e Ramës kërkonte pushtet, se nuk njihte humbjen e vet pas zgjedhjeve.
Jemi sot në një paradoks të madh shqiptar, nëse kudo zgjedhjet janë zgjidhje e krizave paradoksi shqiptar është që këtu kriza janë vetë zgjedhjet! Këtë duhet të zgjidhim njëherë e mire dhe lëvizja popullore e nisur ne 18 Shkurt e ka këtë mision.
Nuk pranohet më e keqja më e vogël, duhet zgjidhje një herë e mirë.
Saj-mirët, Fat-mirët nuk sjellin as mirë as fat, janë fatkeqësitë për krimin që sot po mbyt jetët e shqiptarëve. (M.D/ Shuplaka)