Studentja Mirela Ruko është marrë në pyetje sot nga Prokuroria e Tiranës lidhur me veprimin e saj pak kohë më parë, të komentuar gjatë në medie.
Kujtojmë se studentja Mirela Ruko i hodhi salcë ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë një aktiviteti që ajo zhvilloi javë më parë me studentët.
Në cilësinë e personit në hetim, studentja është paraqitur sot në Prokurori për të dhënë shpjegime lidhur me aktin që ka kryer.
Mësohet se ajo ka dalë prej ambienteve të Prokurorisë pas dy orësh pasi ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe pakënaqësitë e saj nga ky sistem arsimor. Sipas “AbcNews”, flitet se në asnjë moment ajo nuk ka shfaqur pendesë për veprimin e kryer. (XH.A/SHUPLAKA)