Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë nga selia e PD-së ka akuzuar SPAK, se është një mburojë e korrupsionit në vend, e kapur nga PS dhe Edi Rama.
Berisha akuzoi kreun e SPAK Altin Dumani si komisar politik të Partisë Socialiste.
Sipas Berishës mungesa e veprimeve konkrete në hetimet për inceneratorët, tregon se SPAK nuk ka vullnet për të vënë drejtësi në vend.
“Jam sot para jush për t’u deklaruar shqiptarëve se SKAP-i është një institucion kryekëput seksion i Partisë Socialiste, një mburojë e padepërtueshme e korrupsionit, vjedhjeve, monstruoze të qeveritarëve shqiptarëve, të organizatës kriminale që kryesohet nga Edi Rama.
Nuk kam pasur asnjë dyshim, ua kam deklaruar shqiptarëve këtë në mënyrat më të përsëritura, natyrisht bazuar në fakte dhe qëndrime dhe fakte të pakundërshtueshme të këtij institucioni.
Por, këtë e konfirmoj në mënyrë përfundimtare deklarata e kreut të SKAP-it, Altin Dumani, për dy nga çështjet më tronditëse, më themelore, të korrupsionit në Shqipëri, për problemin e inceneratorëve dhe problemin e Ëatergate të shekullit XXI, problemit Rama-McGongigal.
Lidhur me problemin e inceneratorëve, tragjikomedia e kësaj afere është e pakufishme. Inceneratori i Tiranës është një kontratë e cila u kushton shqiptarëve, 420 milionë euro”, tha Berisha.