Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ndalet duke denoncuar raste korrupsioni në faqen e tij në “Facebook”.Këtë herë ai ka denoncuar drejtorin e ALUIZNI-T në Durrës dhe të birin e tij . Duke iu referuar denoncimit të një qytetari dixhital thotë se në ALUIZNI-n e Durrësit ka ndodhur një sulm me gaz lotsjellës dhe akuzon Lefter Kokën bashkë me të birin që kanë hyrë aty e po grisin dosje.
STATUSI I PLOTE
Qytetari dixhital denoncon:
Sulm kriminal mafioz me gaz lotjselles ne Aluiznin e Durresit. Lexoni me poshte mesazhin e sapo mberritur. sb
Pershendetje Doktor. Sapo po ndodh tani me Durres ne zyrat e Aluizmit esht hedhur gaz lotsjelles. Ambulancat ikin e vijn duke cuar personelin ne spital. Dua te theksoj qe ish drejtori i aluizmit sot ka dhen dorehqen por gjith diten me grupin e tij te LSI dhe bashke me te birin e Lefter Kokes po grisin dosje pa fund. Deri sa ndodhi kjo e fundit tani. Duhet urgjent te nderhyje prokuroria. Perqafime
(S.SH/SHUPLAKA)
Discussion about this post