Ish-Kryeministri Sali Berisha ndan me publikun, një lajm që s’ka të bëjë me politikën. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Berisha njofton marrjen e dy çmimeve njëri pas tjetrit, çmime që kanë të bëjnë me aktivitetin fizik që ish-kryeministri e ushtron pothuajse çdo ditë, “të ecurit”.
“Relaks! Sot po ndaj me ju nje lajm te mire te privacise time!
Te dashur miq, me kenaqesi te veçante ju njoftoj se pas çmimit Italia, qe mora me dt 7 dhjetor 2016 nga fitbit, me dt 1 shukrt 2017 mora çmimin Zelanda e Re, pra te pershkimit me ecje te te gjithe gjatesise prej 1593 km te ketij vendi.”, shkruan Berisha.
Ish-kryeministri 72-vjeçar e cilëson këtë si një sfidë me veten dhe i fton që të gjithë që ta ndjekin.
“Une e publikoj kete lajm si nje ftese “folloë me”, pra “më ndiqni” per ju te gjithe. Kjo eshte nje beteje e vogel e perditshme me veten tende por nje beteje ne te cilen je gjithmone fitimtar!”, shon më tej ai. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1030″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]