Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë i ashpër në nisje të seancës së sotme në Kuvend, teksa përballë kishte kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskajn.
Berisha i ka kërkuar atij llogari për 1.2 miliardë euro dëme që i janë shkaktuar buxhetit të shqiptarëve, dhe ka komentuar dhe ligjin e lojërave të fatit, që sipas tij bëhet për të favorizuar Olsin dhe Geronin. (vëllanë e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt)
Berisha ka pasur një batutë dhe për Pandeli Majkon, që do ishte më mirë që të mos fliste, duke e vlerësuar atë për faktin që nuk votoi për projektligjin për Teatrin Kombëtar.
“A e dini ju që këta kanë sjellë ligj këtu në parlament për Olsin dhe Geronin? Se Olsi dhe Geroni duan – po, Pandeli, mos fol, se s’di gjë – dhe lexoje ligjin si është përcaktuar për lojërat e fatit?!
Ndryshimi i ligjit ul taksën për Olsin dhe Geronin nga 80%, do të merret 20%! Pra, ulet katër herë taksa e lojërave të fatit. Ky është ligji.
Të paktën tregoi karakter dhe nuk e firmoi, kurse ai hajduti me çizme…”, u shpreh Berisha.
(E.K/FAXWEB.AL)