Ish- Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha bëhet me dije se ka humbur kushëririn e tij të afërt. I ndjeri quhet Sulejman Berisha.
Ky lajm bëhet i ditur nga nje foto e publikuar nga ish-kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj në një postim në rrjetin e tij ne Facebook ku duken te dy në ceremoninë mortore për ti dhënë lamtumiren e fundit Berisha kushëririt ndërsa Haradinaj vellait sic e quan ai.
Ai ndër të tjera në rrjetin e tij në facebook shkruan:
Sot në Tiranë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Sulejman Berishës, të cilin kam pasur nderin ta njoh për së afërmi, në kohën më të vështirë për Kosovën. Baca Sulejman, kushëri i afërt i ish-kryeministrit Sali Berisha, gjatë luftës së fundit në Kosovë, kullën e tij në Tropojë e kishte vënë në shërbim të plotë të UÇK-së. Me kalimin e tij në amshim, familja humbi të dashurin e tyre kurse Kosova një prej vëllezërve që iu bë krah çlirimit të saj. I përjetshëm qoftë kujtimi për të.
R.G/FAXWEB.AL