Gjatë foltores së katërt në Durrës, ish-kryeministri Sali Berisha është kthyer 30 vite pas në kohë duke thënë se ky entuziazëm i demokratëve është njësoj si i viteve 90′.
Berisha i ka kërkuar demokratëve që të angazhohen në dialog me qëllimin e vetëm siç thotë ai “për të shpëtuar Partinë Demokratike dhe Shqipërinë”.
Sali Berisha gjatë foltores në Durrës:
“Këto foltore kanë të njëjtin entuziazëm me ato të vitit 1990 kanë vullnet të hekurt nga demokratët njerëz të idealeve. Të dashur demokratë të angazhohemi në dialog me qëllimin e vetëm të ngrihemi në këmbë për të shpëtuar PD dhe Shqipërinë”, u shpreh Berisha.