Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë këtë të Diel ku duke iu referuar një mesazhi të mbërritur në adresë të tij nga një qytetar i cili thotë se është punonjës i ministrisë së Brendshme, po kërkohet sekuestrimi i arkivit dhe serverit të Televizionit Ora News.
Referuar mesazhit të publikuar nga Berisha, personi që shkruan se të premten është bërë një debat për këtë çështje dhe po kërkohet me ngulm më urdhër nga shumë lart, por që askush nuk e ka marrë përsipër pohon ai, pasi është në kundërshtim me ligjin.
Kujtojmë se prej disa ditësh, një pjesë e pasurive të biznesmenitYlli Ndroqi, përfshirë RTV Ora dhe Ora News, ndodhen nën sekuestro pas hetimeve të ndërmarra nga SPAK dhe televizionet janë marrë në administrim nga shteti. Nga përfaqësuesit e kësaj mediaje ka pasur deklarata se e gjitha ka prapavijë politike.
Reagimi i plotë: Edvin Hajduti urdheron sekuestrimin e arkivit dhe serverit te Ora News! Ai ka tmerr, do te zhduken te gjithe dokumentat qe ne gjykate nderkombetare faktojne vjedhjet e tij e te Velise dhe narkoministrave te denoncuara nga Ora News. Lexoni denoncimin e oficerit dixhital. sb
Doktorr ju uroj shendet. Une Jam punonjes i ministrise se brendshme. Te premten eshte bere debat pasi po kerkohet me ngulm sekuestrimi i arkivit dhe serverit tè ora njuz. Urdhri eshte i prer nga siper fare per sequestro por askush nuk e merr persiper ta ekzekutoj se eshte i jashtligjshem. Po behet gati aksion i antiligjor ndaj ora njuz duke i sulmuar edhe me tatimet.
Synimi eshte marrja e arkivit per te asgjesuar cdo dokument dhe video qe disponon ai televisione dhe qe jane kompromentuese per Ramen,Veliun,e ministra. Ne jemi ne presion shume te madhe qe te kryejm akte te paligjeshme.Ju drejtohem ju me shprese qe te ngrini zerin dhe ne te shpëtojme nga pressioni. Zoti te dhente shendet. Anonim te lutem
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post