Që në shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore prej Covid-19, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se mjekët që janë në vijën e parë të luftës me betejën e pandemisë, do të kenë një bonus mbi rrogën deri në 1000 euro.
Ish-kryeministri Sali Berisha para disa minutash ka publikuar një mesazh të mbërritur në adresë të tij nga një person që pretendon se është pjesë e stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë njohur ndryshe si Sanatoriumi, i cili shprehet se stafit të urgjencës nuk i jepet bonusi i premtuar, ndërkohë që punonjësit e QSUT-së, sipas tij e kanë marrë.
Ai shprehet se duan ta përgjysmojnë këtë shumë parash të premtuar për t’i dhënë edhe administratës nga këto para.
Berisha shkruan: Denoncon Edvin genjeshtren per mashtrimin e radhes!
Stafit te urgjences te spitalit Shefqet Ndroqi nuk u jepet bonusi i premtuar si veshtirsi per covid19! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Persh dua te bej nje denancim jemi stafi urgjences senatorjum nuk na kan dhen shperblimin akoma 1000 e .qsuteja e ka mare ne duan te na i pergjysmojn se ju japin dhe administrates. Te lutem postoje se neser do e ndajn mbase ndryshojn menje .Anonim te lutem
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post