Pas reagimit në llogarinë e tij në “Facebook” për propozimin e katër ministrave të rinj të kabinetit qeverisës, Sali Berisha ka postuar pak minuta më parë një kolazh me foto të kryeministrit Edi Rama.
Ai ka përzgjedhur nga një foto për secilën ditë të javës, ku më së shumti ai shfaqet duke bërtitur, hakërryer, ku më tepër tërheqin dy ditë të javës, E Hëna dhe E Diela.
Të hënën, ai shfaqet i përgjumur me kokën mbështetur, ulur në karrigen e tij në parlament, të Dielën ai shfaqet i droguar, me sytë që i rrotullohen. Kujtojmë se Berisha nuk i ka kursyer akuzat ndaj Ramës duke e cilësuar vazhdimisht si të droguar: “Je i droguar”, “bëj testin e drogës”.
“Të erdhi fundi, fundi në plehra që meriton! Mbathja, mbathja shpejt!! Sb”, shkruan Berisha bashkangjitur fotos.
(XH.A/SHUPLAKA)