Ish-kryeministri Sali Berisha është kapur sërish me analisten dhe pedagogen Iris Luarasi.
Teksa e quan atë sërish papagalle të qeverisë, Berisha shkruan se Luarasi dje në emisionin ‘’Opinion” nxori zbuluar kapjen e prokurorisë nga Rama.
Duke iu referuar një mesazhi që i kishte mbërritur Luarasit në celularin e saj, Berisha thotë se kjo lidhje live e prokurorëve me papagajtë, regon kapjen e drejtësisë nga Edi Rama.
Postimi i Berishes:
Prokuroria e piktorit deshtak, zyre propagande e Partise Siçiliste!
Te dashur miq, dje ne Opinion, nje papagalle e qeverise, famoze me thenien se qeveria i prishi qytetarit katin e pare te baneses ku kishte biznesin por nuk i preku katin e dyte ku banonte ajo vete, pra Luarasi, tek bente mbreme avokatin e e Geron dhe Fatzi Droges, natyrisht pa asnje argument befas kerkon fjalen dhe deklaron se “sapo mora nje mesazh nga prokuroria qe me informojne se ajo ka marre kampionin e zerit te Geron Xhafes”.
Kjo lidhje online e prokuroreve me papagajte e qeverise eshte nje deshmi tjeter e standartit qe Krye, Krye, Krye Rama ka instaluar ne kete institucion eshte deshmi e degjenerimit te saj te plote ne nje zyre te neveritshme te propagandes se Partise Siçiliste. sb
(E.K/FAXWEB.AL)