Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Fol me mua, fol me ata” të gazetarit Enkel Demi në TVSH, ka deklaruar se Basha ka sakrifikuar duke qëndruar në krye të PD-së pas humbjes.
Salianji tha se PD i humbi zgjedhjet për shkak se Rama se PS I mori me blerje dhe me kërcënime votat.
Ai e cilësoi si marrje të përgjegjësisë ngrirjen e funksioneve të Bashës brenda PD-së.
Salianji tha se rastet e blerjeve dhe të kërcënimeve PD i ka denocuar gjatë fushatës.
“Fushata ka qenë e decentralizuar secili nga ne kemi bërë denoncime gjatë ditës së zgjedhjeve. Kemi denoncuar me emër e mbiemër ata që kanë blerë votat. Ne e kemi denoncuar dhe kemi faktuar vjedhjet. Mënyra si vidheshin votat në 2001 nuk është e njëjtë. Atëherë vidhej në Qendra Votimi, aty dhe ku numëroheshin.
Votat tani nuk vidhen më në komision dhe gjatë numërimit. Tani u merren kartat e identitetit. Janë kërcënuar dhe dhunuar mbështetës të PD, kemi bërë denoncime në polici. Ne kemi pasur info për vjedhjen e kartave të identitetit ndaj kërkuam votim e numërim elektronik. Rama ka kërcënuar prandaj fitoi”, tha Salianji.
Ndër të tjera Salianji tha gjithashtu se Rama nuk iu përmbajt marrëveshjes së arritur mes tij dhe Bashës.
“Ne patëm ministrat teknikë, por jo drejtorët. Ata bënë ç’është e mundur që votat të mos vidheshin. Njëra nga palët në marrëveshje shpërdoroi besimin. Rama s’iu përmbajt marrëveshjes”, u shpreh ai
(B.H/Shuplaka)