Deputeti i sapozgjedhur i PD në Korçë, Ervin Salianji, ka reaguar në lidhje me rezultatin e PD në këtë qark.
Salianji shprehet se këto zgjedhje ishin si luftë dhe ankand për shkak të presioneve qeveritare dhe blerjes së votës, gjithashtu ai deklaron se do rezultatit të këtyre zgjedhjeve do t’i bëhet një analizë e plotë për të nxjerrë përgjegjësinë e secilit.
Në Korçë PD mori 4 mandate, PS 6 mandate, dhe LSI 1 mandat.
REAGIMI I PLOTË:
Falenderoj qytetaret e qarkut Korçë per perkrahjen dhe mbeshtetjen pavaresisht presioneve qeveritare, kercenimeve mafioze dhe perdorjes se cdo mjeti qe nga blerja e votes tek intimidimi i votuesit, nga perdorimi i administrates tek perdorimi i te gjithe te burgosurve qe nxirren nga burgu per kete qellim. Fale punes se cdo demokrati dhe mbeshtetjes se qytetareve ne e ngushtuam diferencen me PS me 11.000 vota ne raport me zgjedhjet e 2013!
Thene kete ne do te mbajme cdo pergjegjesi per rezultatin, pritshmerite dhe do analizojme ne detaje punen e gjithesecilit por si perfaqesuesi juaj do insistoj dhe do insistoj pafund qe zgjedhjet mos jene me si dite lufte ku çdo halabak vlen me shume se cdo profesor, ku njerezit me torba ne krahe bejne ankandin se kush e ble me shume dhe me kollaj votuesin! Per kete do punojme dhe nuk kam aspak kompleks te them qe pervec problemeve qe analiza do nxjerre duhet ta themi me te madhe qe keto zgjedhje ishin si lufte dhe ankand! (B.H/Shuplaka)