13:35 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep Opozita

11:16 | 11/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Salianji letër nga qelia 6: Turinjtë e varur të qeverisë dhe garancitë që jep Opozita

Shpallja nga Ministria e Brendshme se janë mbi 3.7 milionë votues për zgjedhjet e ardhshme dhe nisja e punës me listen qē zyrtarisht do të afishohet në mars, pas regjistrimit të emigrantëve apo ankesave të ndryshme, është si të thuash nisja dhe nga ana zyrtare dhe burokratike e fushatës.

Nga sa mund të informohemi në burgun e Fierit, dhe asaj që ndjehet në ajer kemi një qeveri e kryeministër që po shkojnë drejt 11 Majit, të ngrysur e pa humor, dhe nga ana tjetër një Opozitë më të çelur, më të gjalleruar më entuziaste.

Fakti që Rama e qeveria duken të ngrysur, të lodhur, por të pangopur pêr ti vënë kazmën Shipërisë po punon me kapjen, patronazhimin e votës edhe në diasporë! Turinjtë e varur të qeverisë kanë të bëjnë me konsumin nga pushteti i sterzgjatur, nga mungesa e ideve dhe vizionit. Kanë të bëjnë me pakenaqësinë e madhe tek njerëzit, prej varferisë e korrupsionit. Si dhe nga problemet e thella te brendshme mes tyre. E po ashtu, nga një lloj parehatie që vjen prej shqetësimit se ku do të bjere zilja e radhës, në cilen derë abuzuesi a zyrtari të lartë të kapur në afera, a lidhje me krimin.

Duket qartë që Rama nuk ka asgje tjetër për të thënë perveç “suksesit” me turizmin, që ende nuk dihet sa e ka ndihmuar jeten e qytetarit të zakonshem.

Ndaj ai kerkon të asociohet me kodra të bukura, me male të thepisura, me lugina e mjegull, apo ndonjë deborë andej kendej. A thua se ai është krijuesi i kesaj mrekullie. A thua se shqiptaret kanë mendjen e Spiropalit dhe besojnë se skenderbeu i saj ka fuqi mbinatyrore, për të formesuar relieve e dukuri meteorologjike.

Eshte ironike se si ai i ben jehone një shkrimi të Bild për turizmin ketu tek ne, dhe kjo del në gjithë ekranet e portalet, ndersa pak kohë më parē, një artikull i të njejtes media që fliste për lidhjet e qeverisë me krimin qarkullonte si material i fshehtë, pasi pjesa më e madhe e shtypit nuk e pasqyroi, e aq më pak reagoi qeveria.

Edi Rama po thotë më jepni mandatin e katërt sepse Vabona është mahnitëse, se Palasa ka ujë të kulluar dhe se Ksamili i ngjan Maldiveve.

Duke tentuar me këtë rast të mbulojë me këtë fasadē gjithë zullumin e madh 12 vjeçar, financiar e të lidhjeve me bandat e trafikantët nderkombetar të drogës, një prej të cilëve denoncova unë në konferencë për shtyp. Lidhjet e atij që unë denoncoca ishin shumë speciale, qe vellai i Ministrit të Brendshëm. Ky i fundit më së shumti prej lidhjeve me bandat do ofrojë dhe mirëqeverisje në Parlament, ndersa disa mjerane në gjykatë u vendosën në dispozicion të inatit kryeministror pasi i prisha komoditetin me publikimin me fakte të lidhjeveme krimit e korrupsionin masiv të qeverisë!

 

Opozita dhe miqtë e mi demokratë nuk kanë asnjë arsye për të kaluar në eufori dhe e di se nuk do ta bejne. Pakenaqesia deri në revoltë ndaj qeverisë asnjëhere nuk mjafton për të sjellë ndryshimin. Njerezit janë të zhgenjyer nga politika dhe duhet punuar shumë për të ndertuar një besim të ri. Qytetarêt kanë nevojë për garaci që i kanë humbur në këto 12 vite.

Unë jam dakort sigurisht që eventet e dhjetorit të kremtohen pasi lidhen me motin e lindjes së forces tonë politike. Apo edhe te janarit. Por ama nuk jemi në kushtet për të inaguruar e qendruar gjatë në muzeun tonë, pasi koha nuk pret. Sigurisht këto momente kanë të bejne me identitetin dhe tiparet tona ideologjike, e kanë rendesinê e tyre. Por qytetarët kanë halle të tjera. Dhe çdo ditë larg tyre, do të ishte një ditë e çuar dem.

Ndaj fokusi duhet të jetë i qartë, ekonomia. Dhe garancitë që shqiptarêt duan se një qeverisje e keqe, me korrupsion e krim si kjo e 3 mandateve të fundit, s’do të ndodhë.

Pas

Berisha: Ne jemi këtu për të ngritur zërin për shpëtimin e Pogradecit, si pasuri e njerëzimit

Para

Veliaj: “Skema e re e kredive të buta, më shumë mundësi për qytetarët; 2025, viti i reformave të rëndësishme për Tiranën”

Para
Veliaj: “Skema e re e kredive të buta, më shumë mundësi për qytetarët; 2025, viti i reformave të rëndësishme për Tiranën”

Veliaj: “Skema e re e kredive të buta, më shumë mundësi për qytetarët; 2025, viti i reformave të rëndësishme për Tiranën”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal, kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite, favorizohen vrasës e të dënuar përjetë! Sulmon Dumanin e Gjokën

Rama: Arkitektët do mbajë përgjegjësi ligjore për ndërtimet që devijojnë nga projekti

Tiranë/ Intensifikohen kontrollet rrugore, 54 të proceduar për parkim të gabuar, dhjetëra mjete të bllokuara dhe 39 arrestime për…

Hyri për tu larë në det, por nuk u kthye më, vijojnë kërkimet për 57-vjeçarin portugez në Sarandë

Vrasja makabre e Anesti Ramës në Fier, mbërrijnë në gjykatë vajza dhe gruaja e viktimës së bashku me bashkëpunëtorin Çlirim Dogani

Vriten 38 palestinezë në sulmet izraelite në Gaza

Afera Partizani/ ‘Duam gjykim nga Gjykatë tjetër’, GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për përjashtim të trupës gjykuese

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 34 vatra, 17 ende aktive

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ shpërndan sot mandatet për Elbasanin, Durrësin e Fierin

Faza përfundimtare e garës për kreun e ri të BKH, 7 kandidatët zhvillojnë sot intervistën me Dumanin dhe prokurorët e SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.