Deputeti demokrat Ervin Salianji sapo ka mbërritur në selinë e Partisë Demokratike.
Në seli është edhe Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj, ndërkohë që për sot është njoftuar mbledhja e grupit parlamentar.
Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Apelit dha vendimin me 1 vit burg për deputetin Salianji
Pas vendimit, reagime të shumta kanë ardhur nga opozita në mbështetje të deputetit demokrat.
U zhvillua edhe një mbledhje e grupit parlamentar dhe Kryesisë së PD, ku vendimi u konsiderua si “hapje lufte” ndaj PD, si dhe u vendos që në 6 tetor të nisin protestat.