Deputeti I PD-së Ervin Salianji nga foltorja e Kuvendit ka thënë se skema e ndihmës ekonomike e qeverisë është tërësisht korruptive dhe ka qëllime elektorale.
Salianji thotë se paratë nuk u jepen njerëzve në nevojë por njerëzve për të cilët ka nevojë Partia Soccialiste.
Nëpërmjet fotove ai ka treguar se si ndihmë ekonomike në qarkun e Korçës po marrin ata që nuk e meritojnë dhe jo njerëzit që kanë nevojë.
Duke shpjeguar skemën e abuzivizmit Salianji thotë se janë hedhur në rrugë familjarët në nevojë, ndërsa me emra tregoi që funksionarët e PS-së me vila përfitojnë ndihma ekonomike.
Fotot e publikuara nga Salianji


