Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka dhënë dëshminë e tij për akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në lidhje me audio-përgjimin për vëllain e tij Agron Xhafajn, i cili u vetëdorëziua tek autoritetet italiane.
Përmes një deklarate për mediat Salianji u shpreh se ai është i gatshëm që të vijë në prokurori sa herë që të thirret.
Deputetdi demokrat theksoi se prokuroria thotë se ekspertiza në Britaninë e Madhe rrëzon versionin e PD por këto sipas tij janë broçkulla.
“Fatmir Xhafaj nuk mund ta hetojë dot veten. Sot ai drejton hetimet për vëllain e vet të kapur në trafik. Bashkë me Ramën por punojnë për të varrosur çështjen. Për këtë arsye nuk kam besim tek prokuroria. Ka dy muaj që zvarritet çështja për t’i lënë mundësi Xhafaj e Ramës për të fshirë provat.
Prokuroria dhe qeveria lejuan që Agron Xhafaj të ikte për të mos u dënuar për veprën penale të re. Prokuroria nuk ka thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen kryeministrin Edi Rama.
Prokuroria thotë që ekspertiza nga Britania e Madhe rrëzon versionin e PD
Janë broçkulla të cilat i broçkullit kryeministri dhe i pompojnë mediat. Nuk janë thërritur si persona që kanë dijeni për çështjen, Rama, Xhafaj e Balla.
Kemi paraqitur provat konkrete. Kam çmontuar për dy orë provat e pavërteta.
Kam prova për personat që kanë dijeni për këtë çështje për të treguar dy standarde që ka Ministria e Brendshme”, tha Ervin Salianji. (B.H/Faxweb)