Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka ndarë në facebook disa foto nga salla e gjyqit e 11 të ndaluarve nga protesta e Astirit. Salianji shkruan se Prokuroria po kërkon burg duke paraqitur si provë materiale, 5 materiale plastike ( bidona), dy pankarta letre, dhe dy ristela mbajtëse.
“Nëse denoncon, ngre zërin, proteston, mbron familjen dhe banesën përfundon në burg!
Prokuroria po kërkon burg duke paraqitur si provë materiale, 5 materiale plastike ( bidona), dy pankarta letre, dhe dy ristela mbajtëse!!!”, shkruan ai.
(J.D/Faxweb.al)