Deputeti Ervin Salianji e ka cilësuar një sherr mes të dehurish në lagje, atë që ka ndodhur në mbledhjen e Kryesisë së PD-së mbrëmjen e së martës.
Salianji akuzoi Bashën se ka mbajtur peng PD-në, sipas tij për interesa të ngushta personale dhe ekonomike, duke përfituar nga fondet që kjo parti merr, duke qenë se ligjërisht përfaqëson forcën më të madhe të opozitës.
Deputeti tha se ka ardhur koha që PD të rikonceptohet, jo vetëm me ide por edhe me njerëz që rinj që fokus kryesor kanë qe tju shërbejnë qytetarëve.
Salianji: Shqetësimi nuk është se çfarë bëhet me fatet e individëve dhe ambiciet personale, partia e vulës nuk është më parti, ajo ngjarje do të ishte si një sherr mes të dehurish në një lagje.
Aty është një njeri që e ka marrë peng, ish-kryetari i partisë nuk është dorëhequr, u largua për shkak të presionit të asaj kohe, vazhdon që ta marrë zvarrë atë parti, më vjen keq se do të tretet bashkë me logo.
Njerëzit e tjerë kanë kohën që të kuptojnë që bëhet fjalë për interesa të ngushta personale, aty nuk ka më anëtarë, ka më shumë pretendentë për kryetarë sesa anëtarë, ama aty ka para, aq sa nuk i shpërndajnë as për degët e tyre.
Çdo demokrat duhettë reagojë me forcë, njerëz që janë lëngaraq para Ballës, e jo më Ramës, ku është një moment vendimmarrjesh të forta, opozita duhet të rikonceptohet, qoftë në përmbajtje, qoftë me njerëz që duan të punojnë për qytetarët, për tu shkëputur nga njerëz që duan të punojnë për Edi Ramën. Ajo që duhet të diskutohet sot në fakt është mënyra se si mund të ngrihet opozita. Ka përfunduar kaposhi një thelë, dhe ta mbajnë ata që e kanë.
(E.K/Faxweb.al)