Hamdi Salihi po tregon se ka ende për të treguar në futbollin austriak. Ish-lojtari i Skënderbeut sezonin e kaluar ka shënuar dy gola në ndeshjen e fundit me ekipin e tij të Neustadt, i cili fitoi 2-3 në fushën e Lustenaut, duke koleksionuar tri pikët e radhës për kreun e renditjes.
Në fakt vendasit shënuan të parët me anë të Lucas Barbosas, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 6-të.
Avantazhi i Lustenaut zgjati vetëm 5 minuta, pasi Salihi në të 11-tën, i shërbyer nga Ljubic barazoi rezultatin.
Në të 25-tën“bomberi” shqiptar shënoi të dytin personal në këtë ndeshje me 11-metërsh, me Neustdin që shkoi në dhomat e zhveshjes në epërsi 1-2.
Në minutën e 65 skuadra e Salihit thelloi në 1-3 diferencën me Hager, ndërsa 5 minuta më vonë shkodrani la fushën e lojës i zëvendësuar nga Stefel.
Në minutat e mbetura Lustenau arriti të shënonte golin e dytë por pa mundur të shmangte humbjen.
Me këtë dygolësh Salihi arrin kuotën e 3 finalizimeve në 3 javët e para të kampionatin, pasi ka shënuar edhe në suksesin e javës së kaluar 4-0 me BW Linzin.