20:05 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Saliu dhe Meta duan ende Prokurorin që është në prag të arrestimit nga FBI”

13:28 | 12/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjela: Topalli, Bregu dhe Selami të jenë të gatshëm, me humbjen e Bashës, hapet rruga për të marrë PD-në.

“Saliu dhe Meta duan ende Prokurorin që është në prag të arrestimit nga FBI. Po ku mbushin këta!
Rama me këta të dy është, por ka frikë të bashkohet hapur, prandaj vjen vërdallë me një “pakt” për Bashën.

Po Saliu nuk e beson më, se e ka kuptuar që Rama është një pafille që nuk formulon dot asnjë gjykim”, kështu shkruan sot avokati i njohur Spartak Ngjela.

Më tej ai thotë se amerikanët ja kanë shpjeguar më mirë situatën kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi që sapo është kthyer nga Uashingtoni.

REAGIMI I PLOTË I NGJELËS:

Kur pasioni bashkohet me frikën, pesëdhjetë- vjeçarin e kthen një dymbëdhjetë – vjeçar. 
Këta janë liderët e sotëm në Shqipëri.

Sado që janë të bashkuar kundër Reformës në Drejtësi… asgjë nuk do bëjnë dot.
Por janë dhe injorantë.
Janë nën një alarm psikik dhe prandaj bëjnë budallallëqe. 
Saliu dhe Meta duan ende Prokurorin që është në prag të arrestimit nga FBI. Po ku mbushin këta!
Rama me këta të dy është, por ka frikë të bashkohet hapur, prandaj vjen vërdallë me një “pakt” për Bashën. Po Saliu nuk e beson më, se e ka kuptuar që Rama është një pafille që nuk formulon dot asnjë gjykim.

Janë analfabetë në jurisprudencë, por edhe ata që i kanë si ekspertë janë krejt të paintelekt. Ku i zgjidhin dot juristët e këtyre halldupëve ekuacionin juridik të hallit Berisha, Meta, Rama!
Është ekuacion juridik shumë i vështirë; sepse kanë Kushtetutën e Re kundër.

Është për të qeshur.
O injorantë, pse i lodhni shqiptarët, nuk keni shpëtim! Nuk ka pallavra me FBI–në. E keni humbur kohën e politikës: pse nuk bëtë politikë e të shpallnit me të mirë kapitullimin? Por kjo duhej bërë para se të vinte FBI-ja.

Po të kishte shpallur kapitullimin Hitleri që kur u çlirua Franca, asgjë nuk do t’i ndodhte Gjermanisë dhe Gjermanëve, por vetëm Hitlerit.

Ja, si ju sot: në këtë pozicion jeni edhe ju, sepse jeni të humbur në betejën legale. Nuk shpëtoni dot as me arnimin e çështjes Llalla, dhe as me bllokim të institucioneve të reja. Ikni se nuk keni shpëtim!… Të paktën të dilni me dënime të lehta, sepse edhe paratë, edhe pronat, edhe pallatet do t’ua marrin. Për t’ua dhënë shqiptarëve, sigurisht. Se të atyre janë.

Duhet të mos shpresoni te absurdi që iu thonë këshilltarët mediokër që keni. Nuk ka fjalë me FBI-në. Por ky në fakt është vetë fati i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Kurse ju duhet ta dini se, nuk është faji i shqiptarëve që ju, tani që pas njëqind vjetësh erdhi më në fund fati i Shqipërisë, do të jeni të penalizuar se i keni bërë keq edhe Shqipërisë, edhe shqipëtarëve.

Amerikanët i kanë marrë korrupsionit shqiptar Kushtetutën e Shqipërisë. Por ju nuk mbushni, prandaj vini vërdallë. Më mirë këtë situatë besoj se tani e njeh Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë që sapo ka ardhur nga Uashingtoni. Është mirë që t’ua shpjegojë…

Etiketa: Spartak Ngjela
Pas

Nuk jua merr mendja kë ka shoqe të ngushtë Meghan Markle (FOTO)

Para

Rrahu barbarisht edukatoren, KUSH është Drejtoresha e Kopshtit në Korçë (FOTOT)

Para
Rrahu barbarisht edukatoren, KUSH është Drejtoresha e Kopshtit në Korçë (FOTOT)

Rrahu barbarisht edukatoren, KUSH është Drejtoresha e Kopshtit në Korçë (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dumani kërkon shkarkimin e prokurores Flora Çela

BE reagon pas ultimatumit të Trump për Rusinë, Kaja Kallas: 50 ditë është një kohë e gjatë për një marrëveshje në Ukrainë

Valët e të nxehtit shkaktuan 1180 vdekje në dy muajt e fundit në Spanjë

Modric zbarkon në Milano: Jam i lumtur, gati për këtë aventurë të re

Porosia e Kryeministrit Rama zbatohet edhe në Bashkinë Lushnjë, dorëhiqen 15 drejtorë dhe 13 administratorë të njësive

Drenovë / Aktivizohet një vatër e re zjarri, situata vështirësohet nga era e fortë

Dorëhiqen administratorët e njësive vendore në Bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe

Situata në THETH, Sharka: Spektakël i shëmtuar, duam të kthejmë shqiptarët por po i detyrojmë të ikin

Tronditet Gjermania! I akuzuar për vrasjen e 15 pacientëve dhe djegien e banesave të tyre, nis gjyqi për mjekun 40-vjeçar në Berlin

‘Kriminel, këtë nuk e ka bërë as Serbi në Kosovë’, shpërthen Kortoçi për aksionin e IMT në Theth

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.