Spartak Ngjela e cilëson rezultatin e fitores nga PS-ja si të pritshëm. Sipas avokatit, opinioni publik nuk pranon ish-kryeministrin Sali Berisha, kjo duke qenë se ka dhe “non grata”.
Sa për pretendimet për manipulime të votave, Ngjela thotë se në një shtet ligjor, janë faktet ato që e provojnë diçka të tillë, duke sjellë këtu si argument dhe rezultatet e numërimit, ku në Tiranë, Erion Veliaj ka fituar 30 mijë vota para.
Nga të gjitha bashkitë, ajo që mund të diskutohet është bastioni historik i së djathtës, Shkodra. Avokati ngre pyetjen pse nuk është bërë një ndërrim i krahut në 30 vite, po u pa tani si e arsyeshme.
Për Berishën, Ngjela shprehet se duhet të bëjë lëvizje drastike, duke përmendur këtu dorëheqjen, po për të cilën thotë se ish-kryeministri nuk e bën diçka të tillë. Duke shtuar këtu, që edhe të djathtët nuk mund t’ia kërkojnë diçka të tillë, se sipas avokatit ai shihet si lideri historik, si një mbret absolut dhe si i tillë nuk mund t’i kërkohet dorëneqja prej demokratëve.
Më tej, Ngjela parashikon që në këto ritme, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të djathtët mund të marrin vetëm 5-10 deputetë.
Spartak Ngjela: Opinioni publik nuk pranon Saliun, nuk kemi gjë tjetër. Çdo pasojë ka një shkak. Nuk pranohet Berisha, është “non grata”.
Nuk e merrte dot. Një avokat i huaj më tha si hyjnë këta “non grata” në zgjedhje, kur janë 1 milion shqiptarë në vit që kërkojnë vizë për në Amerikë. Një njeri që nuk ka dëlir, që kur pa mitingjet duhet të ishte tërhequr. Numër shumë i vogël njerëzish.
Çfarë do bëhet?!
Nëse kanë pretendime, duhen marrë faktet dhe duhen çuar në gjykatë. Për të mundurin duhet të flitet me rezervë. Asnjë fakt, ky është shtet ligjor.
Pse do manipuloheshin zgjedhjet me 30 mijë vota para në Tiranë?
Është problem me vetveten çdo bëjnë, duhet të reflektojnë. Ka një filozofi koha, ka një mik dhe një armik, o të përkrah o të godet. Nëse koha është me ty, nuk ka Zot të mposhtë. Nëse nuk je në kohën tënde, luaj si të duash nuk bën dot gjë. Janë që të dy jashtë kohës. Edhe Meta dhe Berisha, u pa që s’janë në kohën e tyre.
Berisha sado që është “non grata”, nuk është në nivelin e Metës. Sado që ka humbur dhe përkrahje, prapë e ka më të madhe se të Metës.
Ajo që kishte më shumë diskutim këtu, është Shkodra. Ajo do analizë, pse ndodhi, pse në 30 vite nuk e kanë parë asnjëherë të arsyeshme të votonin kundër ose të mos votonin dhe tani e konstatuan dhe pyetja e dytë, a doli e gjithë e djathta në votime apo kishte abstenime. Rezultati ishte shumë i thellë, me 10 mijë vota diferencë.
Çështja qëndron që nuk ka rëndësi çfarë thuhet në politikë, sa i shqetëson e vërteta. Duhet të bëjnë lëvizje drastike dhe në dorë e ka Berisha.
Munden t’ia kërkojnë dorëheqjen Berishës, jo nuk e bëjnë dot. Edhe kanë një farë të drejtë se ka qenë lider, nuk i thuhet jep dorëheqjen mbretit. Ai po të vazhdojë kështu 5-10 deputetë do marrin pas dy vitesh.
Discussion about this post