Ish Kryeministri Sali Berisha, ka shpërndarë një video në të cilën ai flet gjatë punimeve të një seance plenare në të cilën dëgjohet ti bëjë thirrje popullit që të armatoset.
Sipas tij Kryeministri Edi Rama e ka shpërndarë këtë nëpër ambasada dhe qeveri të ndryshme si provë për grusht shteti.nga ana e ish-kryeministrit
Në video është një pjesë e fjalimit të Berishës në Kuvend përpara disa kohësh ku I bën thirrje popullit që në emër të sigurisë fizike, të raujtjes së pronës dhe shtëpive të tyre të armaosen, sepse sipas tij, shteti kishte rënë.
Berisha shprehet në rrjetet sociale se, ju jep të drejtë qytetarëve në thirrjet e tyre kundër Ramës.
Statusi i plotë i Berishës:
Miq,shikoni videon qe ka shperndare ne ambasada dhe qeveri te ndryshme poturembushuri si prove per grushtin tim te shtetit kunder tij. Nuk mund ta lija pa ndare me ju kete deshmi se sa te drejte keni kur brorhorisni “Rama Ik dhe ta shporrim, ta shporrim kermen politike”. Fitore!! sb