Pas largimi të moderatores Xhemi Shehu, duket se edhe aktori dhe moderatori i njohur Salsano Rrapi nuk do të jetë pjesë e emisionit të njohur të humorit “Portokalli”.
Burime bëjnë me dije se Salsano s’do të jetë më pjesë e këtij sezoni televiziv, ndërkohë që ende nuk nuk dihet se kush do të zërë vendin e dy moderatorëve të programit.
Salsano Rrapi prej 13 vitesh ka qenë pjesë e spektaklit të humorit, që duket se sezonin e ri do ta nisë me ndryshime të mëdha. Pak javë më parë, Xhemi konfirmoi largimin e saj nga Top Channel duke iu përgjigjur me “Po” pyetjes së ndjekësve.
Deri më tani nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga Salsano.