Shqipëria është e gatshme të ndihmojë Italinë në zgjidhjen e situatës së krijuar nga bllokimi i 150 emigrantëve në det. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Dirmir Bushati njoftoi në tëitter gatishmërinë e Shqiperisë për të ndihmuar në përballimin e kësaj situate.
“Itali, ne nuk mund të zëvendësojmë Evropën, por jemi gjithmonë këtu, nga ana tjetër e një deti ku ishim ne dikur ata eritreas që vuajnë ditë e natë në mes të detit, në pritje që Evropa të zgjohet!!! Dje Italia na shpëtoi. Sot jemi gati të ndihmojmë, shkruan Ministri Bushati.
Ndërkaq, Ministri Bushati zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij italian Enzo Moavero Milanesi.
Ky i fundit e falenderoi qeverinë shqiptare për gatishmërinë e treguar dhe vlerësoi ketë veprim duke e cilësuar si një shembull inkurajues për shumë vende të BE-së. (B.H/Faxweb)