Hashim Thaçi, President i Kosovës ndërsa ka folur për mediat pas Samitit të Brdo-Brijunit ka bërë të ditur se Samiti i Berlinit ishte i pakordinuar me SHBA-të.
“I tmerruar kur u informova që në Berlin nuk kanë qenë të informuar dhe të koordinuar organizatorët me Uashingtonin. Pa rolin e Uashingtonit nuk mund te ketë dialog dhe as marrëveshje”, tha ai.
Pas samitit të Brdo-Brijunit Thaçi u shpreh se taksa e Kosovës ndaj Serbisë mbetet në fuqi dhe se në samitin e Berlinit ai kërkoi liberalizimin e vizave.
“Dialogu me Serbinë të vazhdojë pa asnjë presion. Taksa me Serbinë mbetet në fuqi. Duhet të punojmë për paqen dhe stabilitetin në rajon. Për samitin e Berlinit nuk kishte koordinim me Uashingtonin. Për samitin e Parisit duhet të ketë edhe një koordinim me Uashingtonin. Dje pata takim me kryeministrin Rama dhe diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve. Në samit kërkova liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, u shpreh ai.
Discussion about this post