13:11 | 03/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Samiti i Berlinit/ Mediat e huaja: Plan sekret për Kosovën e Serbinë, Rama do marrë pjesë në takim

18:32 | 20/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Samiti i Berlinit/ Mediat e huaja: Plan sekret për Kosovën e Serbinë, Rama do marrë pjesë në takim

Me datë 29 prill kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron kanë thirrur një takim në të cilin do të diskutohet mbi dialogun midis Serbisë dhe Kosovës.

Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e mediave botërore e sidomos atyre europiane. Përveç ‘Der Standard’ dhe ‘The Economist’, rreth këtij takimi ka shkruar edhe e përditshmja gjermane ‘Tagesspiegel’.

Sipas gazetës gjermane, Merkel me 29 prill në Berlin dëshirojë që të parandalojë idenë e Hashim Thaçit dhe Aleksander Vuçiqit për shkëmbim të territoreve dhe korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

‘Tagesspiel’ ndër të tjera thotë se mbështetëse e  kësaj ideje për shkëmbim të territoreve është edhe  ndërmjetësuesja e dialogut Prishtinë-Beograd, Federica Mogherini, të cilën Merkel nuk e ka njoftuar fare që po e organizon një takim të tillë në Berlin, por vetëm e ka ftuar si vëzhguese.

Ndër të tjera në këtë tekst, shtrohet pyetja, se ‘A mund të ndodh një shkëmbim i territoreve dhe ndarje e shteteve në vija etnike kur dihet se po  jetohet në shekullin 21? . Menjëherë pas kësaj pyetje thuhet se Thaçi e Vuçiç po e shtyjnë përpara një ide të tillë, ndërsa Angela Merkel është kundërshtarja më e fortë.

Teksa flitet për kundërshtimin e Merkelit me arsyetimin se një korrigjim i mundshëm i kufijve mund të nxiste edhe lëvizje të tjera të kufijve në Ballkan, gazeta gjermane përmend deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për  krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, përfshirë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Prandaj thuhet se është ftuar edhe Edi Rama në këtë takim në Berlin, bashkë me Vuçiçin dhe Thaçin, transmeton Gazeta Expres.

Gazeta gjithashtu shkruan se do të ketë edhe disa takime jo-formale ndërmjet kancelares Merkel dhe presidentit Macron, me përfaqësuesit e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës.

Ndërkohë mysafir në këtë takim në Berlin do të jetë edhe kryeministri i Kroacisë, kundërshtari i idesë së korrigjimit të kufijve, Andrej Plenkoviç.

Kritika të ashpra në drejtim të Mogherinit si përkrahëse e idesë për korrigjim të kufijve, ka dërguar edhe deputeti i Bundestagut gjerman, Johann Ëadephul, i partisë së kancelares Merkel.

Ai thotë se nuk ka asnjë garanci që korrigjimi i kufijve nuk do të prodhojë efekt zinxhir në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Nuk ka absolutisht asnjë garanci se ndryshimet kufitare, apo shkëmbimet territoriale do të kufizohen vetëm në Serbi e Kosovë”, ka thënë ai për Tagesspiel.

Ai thotë se një shkëmbim territoresh ndoshta do të shkaktojë luftë dhe paqëndrueshmëri të reja në Ballkanin perëndimor, duke përfshirë këtu  edhe konfliktet e armatosura.

Edhe për deputetin tjetër të Bundestagut gjerman, Manuel Sarrazin, kufijtë e Ballkanit Perëndimor janë të paprekshëm.

“Një shkëmbim territorial midis Serbisë dhe Kosovës është tabu dhe duhet të mbetet kështu”, është shprehur ai.

Ndërkohë ajo që po diskutohet më së shumti do të jetë se me çfarë qëndrimi për korrigjimin e kufijve do të udhëtojë për në Berlin, presidenti i Francës, Emanuel Macron, pasi thuhet që Franca ka një lloj simpatie për idenë e prekjes së kufijve.

Këtu gazeta gjermane ka përmendur deklarimet e ish-ministrit të jashtëm francez, Bernard Kushner, i cili gjatë shtatorit të kaluar tha se korrigjimi i kufijve do të ishte një ‘zgjidhje e mirë’.

Sipas gazetës ky qëndrim i Kushner për korrigjimin e kufijve, vjen nga miqësia që ai ka me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: edi ramaPLAN SEKRET PER KOSOVENSAMITI I BERLINIT
Pas

U filmua në pub duke kënduar me Saimir Tahirin, flet Eneda Tarifa: Edhe ai ka të drejtën të bëjë qejf

Para

Sulm me eksploziv tek ministria e Informacionit, vdesin 7 persona

Para
Sulm me eksploziv tek ministria e Informacionit, vdesin 7 persona

Sulm me eksploziv tek ministria e Informacionit, vdesin 7 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kapen me doza kanabisi gati për shitje në automjet, arrestohen tre të rinj në Kukës

“Ecim”, Rama ndan pamje nga vijimi i aksionit për lirimin e hapësirave publike

Jubileu i rinisë! Papa Leon XIV merr pjesë në takimin e 800 mijë të rinjve nga 146 shtete

Tiranë/Plagosja e 28-vjeçarit në Fresk: Autori dhe një bashkëpunëtor në arrati, kapet një i dyshuar

“Trump dhe Putin me të njëjtën strategji për kërcënimin me armët bërthamore”, ish- drejtuesi i KGB: Medvedev, një idiot

Rrezikuan jetën e pushuesve, policia bllokon 20 mjete lundruese nga Komani në Ksamil! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit

Plagosi me thikë dy persona pas një sherri, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Fier/Arrestohet në flagrancë një shtetas në “arrest shtëpie” për shkelje të masës së sigurisë

Skandal në Maqedoninë e Veriut! Kore anti-shqiptare gjatë ndeshjes zyrtare të basketbollit, i pranishëm edhe kryeministri Mickoski

Gjirokastër/U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 4 shtetas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.