09:48 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Samiti i BERZH/ Gazetari britanik i kujton protestat, Rama: Ke më shumë për të diskutuar në Britani

15:37 | 08/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Samiti i BERZH/ Gazetari britanik i kujton protestat, Rama: Ke më shumë për të diskutuar në Britani

Kryeministri Edi Rama ka qënë i pranishëm në takimin vjetor me BERZH-in, ku në fokus të këtij takimi ishte Ballkani dhe investimet në rajon.

Gjatë fjalës së tij ai ka folur për integrimin e vendit në Bashkimin Europian duke e cilësuar këtë gjë si një nga hapat më të rëndësishmë që Shqipërisë që do t’i duhet të ndërrmar. Ndërkohë që përpos falenderimeve dhe vlerësimeve që Rama ka pasur kundrejtë këtij takimi, atij nuk i është lënë pa përmendur dhe situata aktuale në Shqipëri, protestat e opozitës por dhe qëndrimi i i cili të mbahet sot nga ‘Lëvizja Vetëvendosja’ për mosardhjen e Vuçiç dhe Daçiç.

I pyetur për këtë gjë nga një gazetar britanik Rama ka thënë: Ka shumë më tepër çështje në Britani sesa ne Ballkan, kështu që mos u shqetësoni, nuk jemi vetëm.

Gjithashtu Rama nuk ka lënë dhe pa përmendur Bashkimin Europian, sfidat që Shqipëria duhet të kaloj deri atëherë por dhe modelin që duhet të ndjek.

“Mendoj se nuk duhet të presim të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian, për të pasur modelin tone të zonës Shengen. Nuk më bën sens që jemi kaq mbrapa në komunikim, veprime dhe liri në një hapësirë ku duhet të marrim pjesë, për të pasur një treg më të madh, për të pasur më shumë hapësira e mundësi. BE-ja po bëhet gjithmonë e më shumë si Ballkani, në sensin që është gjithnjë e më pak e parashikueshme. Pra, në këtë mjedis, do i thoja të gjithë njerëzve të pranishëm këtu, që kanë ardhur në Sarajevë për biznes dhe që i përkasin komunitetit të biznesit, ndër mjediset e ndryshme të paparashikueshme, ne jemi më i miri, sepse kemi taksa më të ulëta dhe kemi kosto më të ulët pune. Të investosh në Ballkan tani, në çdo vend të Ballkanit është vendim i mirë. Po lajmi i mire në tërë këtë proces është që njerëzit nga komuniteti i biznesit nuk po përballen me të njëjtat probleme dhe vështirësi që ne po shohim në nivel politik, për të rënë dakord, pavarësisht ideve të kundërta, kur flasim për krijimin e kësaj zone ekonomike, tregut të përbashkët. Pra, mund të them që ajo që po ndodh me biznesin tregon qartë sa e rëndësishme është të bashkohemi si rajon dhe të sillemi si një entitet. Ndërkohë që BE-ja po mundohet të zgjidhë problemet e brendshme dhe të reformohet e të përmirësohet, pasi të ketë kaluar më të keqen, ne duhet të thellojmë reformat tona, jo vetëm në secilin vend, por edhe për rajonin, që është e vështirë dhe jo për të komplimentuar mikpritësin, por BERZH ka qënë shumë mbështetës dhe ne e shohim atë si një nga burimet që na mësojnë si të kapërcejmë vështirësitë kur flasim për krijimin e modeleve të suksesshme dhe ngritjen e urave lidhëse.”

Në përfundim të takimit kryeministri u shpreh se Shqipëria ka ende shumë për të bërë sa i përket bashkëpunimit rajonal apo dhe komponentëve të tjerë.

“Është një moment shumë rëndësishëm i vitit për ne, ky takim vjetor me BERZH-in. I jam shumë mirënjohës mikpritësve për këtë organizim fantastik. Në të njëjtën kohë, siç po e ndiqni, ne jemi shumë të ndërgjegjshëm për çfarë duhet bërë sa i përket bashkëpunimit rajonal, tregtisë së lire dhe tregut të përbashkët rajonal. Është më e thjeshtë ta thuash se ta bësh. Po jetojmë në një kohë interesante, ka probleme për t’u përballur, por ka edhe shumë mundësi.”

 

Etiketa: edi ramagazetari britaniksamiti i BERZH
Pas

Nga Murrizi nënkryetar Kuvendi te Hajdari kryetare e Komisionit të Integrimit. Mësoni detyrat e deputetëve të rinj

Para

Shkarkohen 3 drejtorët e AKU, nuk përmbushën detyrat (Emrat)

Para
Shkarkohen 3 drejtorët e AKU, nuk përmbushën detyrat (Emrat)

Shkarkohen 3 drejtorët e AKU, nuk përmbushën detyrat (Emrat)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bora “sfidon” verën, pamje të rralla nga Thethi

Samiti në Tiranë/ Rama pret Sanchez: Diskutuam për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mbështetjen ndaj rrugës tonë evropiane

Rama pret kreun e NATO-s Mark Rutte: Diskutuam sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin aktiv në aleancën ushtarake

Detaje nga ngjarja në Liqenin e Thatë/ 38-vjeçarja ishte e ulur në vendin e pasagjerit, ishte vetëm në makinë dhe…

Vuçiç dhe Osmani bashkë në darkën e Von der leyen në Tiranë

Vetëvritet me pistoletë brenda në makinë një grua te Liqeni i Thatë

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.