Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e pranishme në Samitin e tretë të Diasporës bashkë me liderë të tjerë të trevave, tha se mërgata shqiptare kudo në botë është sublimim i përpjekjeve të hershme për liri dhe shtetndërtim. Osmani u shpreh se mërgata shqiptare është simbol i qëndrueshmërisë dhe forcës së kombit.ertisemen
“Mërgata shqiptare është simbol i qëndrueshmërisë forcës së palëkundur të kombit tonë. Shqiptarët kanë lënë gjurmë duke arritur suksese në shtetit ku emigruan, por gjithë duke ruajtur rrënjët. Nuk duhet të harrojmë që vëllezërit dhe motra tonë në Preshevë akoma përballen me diskriminim dhe spastrim etnik. Si gjithnjë u themi edhe sot, ju nuk jeni vetëm. Kontributi i saj për dekada e ka shndërruar atë një krah të rëndësishëm ekonomik për Kosovën. Falë kontributit të tyre u mbajt gjallë arsimi dhe kultura në Kosovë dhe ideja politike për lirinë dhe pavarësinë e vendit; secili mërgimtar ishte ambasador i Kosovës”, tha Osmani.