14:15 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Samiti i Diasporës/ Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Botë refuzon ftesën e Ramës

15:15 | 24/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Samiti i Diasporës/ Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Botë refuzon ftesën e Ramës

“Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë refuzon ftesën e Zografit Bis për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë”.

Kështu e nis ish-kryeministri Sali Berisha një postim të tij të hedhur përpara pak minutave në rrjetet sociale.

Sipas Berishës, ky është një grusht i merituar për Ramën dhe regjimin e tij kakistokratik.

Ai argumenton se një delegacion i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, përfaqësues të rrjeteve nga Londra, Franca, Gjermania, SHBA-të dhe Kanadaja, janë ndalur në Bërnë për t’u takuar me Rrjetin e Biznesit në Zvicër nga ku kanë vendosur të refuzojnë ftesën e Ramës për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës.

Statusi i plotë i Berishës:

Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë refuzon ftesen e Zografit Bis per te marre pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë

Nje grusht i merituar per Edvinin dhe regjimin e tij kakistokratik’

Miq, pas Berlinit dhe Hamburgut një delegacion i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, përfaqësues të rrjeteve nga Londra, Franca, Gjermania, SHBA dhe Kanada, janë ndalur në Bernë për t’u takuar me Rrjetin e Biznesit në Zvicër.
Ata kane vendosur te refuzojne ftesen e Edvinit per te marre pjese ne Samitin e Diaspores qe organizon kreu i narkoshtetit Edvin Kristaq Urrejtja, Zografi Bis dhe regjimi i tij kakistokratik.

Per me shume lexoni lajmin e botuar ne Limit.al. sb

Pas Berlinit dhe Hamburgut një delegacion i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, përfaqësues të rrjeteve nga Londra, Franca, Gjermania, SHBA dhe Kanada, janë ndalur në Bernë për t’u takuar me Rrjetin e Biznesit në Zvicër.
Delegacioni, të cilit i printe Presidenti i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, Nazar Mehmeti, është pritur nga Kryetari i Nderit të Rrjetit të Zvicrës, afaristi Fehmi Fetahu dhe kryetari aktual, Qamil Isufi me bashkëpuntorë.
Fetahu është shprehur i kënaqur që po pret në Zvicër kryetarin e Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Botë, pikërisht në vendin ku për herë të parë filloi gjithçka në rrjetëzimin e bizneseve shqiptare për të vazhduar edhe ne vendet tjera ku ka Diasporë Shqiptare.
-“Jam kënaqur që Rrjeti Global i Diasporës është duke funksionuar dhe po ecë përpara me gjithë disa mosmarrëveshjeve me disa rrjete nëpër botë. Ne duhet të tregojmë që jemi të hapur dhe jemi një adresë. Ejani në shtëpinë tuaj.”, tha Fetahu.
Edhe kryetari i Rrjetit të Zvicrës, Qamil Isufi, ka thënë se e mbështesin Rrjetin Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë, me kryetarin Nazar Mehmedi, duke shpresuar në iniciativat për bashkëpunim me rrjetet e tjera nëpër botë.
0. Nazar Mehmdedi, Kryetar i Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Botë, në funksion të bashkëpunimit dhe të bashkimit do të organizojnë një takim në fund të muajit prill 2019 në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
0. Mehmedi, i cili udhëheq Rrjetin Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare për katër vite ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në Samitin e Dytë të Diasporës, që do të mbahet në fund të muajit shkurt 2019 në Tiranë.
-“Zhvillimet e fundit politike na kanë detyruar të mos marrim pjesë këtë herë në Samitin e Diasporës. Nuk është tani koha për një samit të këtillë në Tiranë.”, tha afaristi shqiptar nga Amerika, Nazar Mehmedi. Gjithashtu, z. Mehmedi, bëri të ditur nga ana tjetër se bizneset nga Gjermania do t’i kenë të hapur dyert sa herë që dëshirojnë t’i kthehen Rrjetit Global, ndërsa tani e tutje do të përfaqësohen nga z. Mustafë Abazi.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

 

Etiketa: berishaEDI RAMESREFUZON FTESENRRJETI I DIASPORESSAMITI I DIASPORES
Pas

E kishit menduar që hudhrat zhdukin parazitët? Manchester United përdor një metodë të padëgjuar për të mirëmbajtur fushën

Para

Dallgëzimi 7 ballë në det të hapur, trageti i linjës Vlorë-Brindisi do të ketë vonesa

Para
Dallgëzimi 7 ballë në det të hapur, trageti i linjës Vlorë-Brindisi do të ketë vonesa

Dallgëzimi 7 ballë në det të hapur, trageti i linjës Vlorë-Brindisi do të ketë vonesa

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 180 të vdekur në Gaza në 24 orët e fundit, për shkak të urisë

Kremlini reagon për herë të parë pas lëvizjes së nëndetëseve nga Trump: Duhet të jemi të kujdesshëm me retorikën bërthamore

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin javor: Procedohen 21 shoferë për parkim të gabuar, bllokohen 60 makina

Raporti/ Shqipëria ka pensionet më të ulëta në Europë, shpenzon 10 herë më pak se BE-ja

Aksioni për lirimin e hapësirave në Tiranë, Rama: Vazhdojmë papushim, komentuesit të bëjnë durim

BE pezullon tarifat për SHBA, von der Leyen: Të shmangim provokimet, sa të mbyllet marrëveshja!

Dogji një sipërfaqe toke dhe disa pemë ulliri, identifikohet autori dhe procedohet penalisht

Thirrjet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut, reagon Vjosa Osmani: Cenojnë frymën e bashkëjetesës! Shqetësuese mos reagimi i krerëve të lartë në Shkup

“Bujqësia po shkatërrohet nga TVSH 20%”- Tabaku: Duhen politika tatimore që ndihmojnë prodhimin vendas dhe fuqizojnë prodhuesit e vegjël

“Dhoma gazi për shqiptarët”- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut reagon ndaj thirrjeve antishqiptare: Nuk i vura re, por i dënoj!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.