Ditën e sotme po mbahet samiti i 30 vendeve anëtare të NATO-s, ku bën pjesë edhe Shqipëria. Takimi po zhvillohet në Bruksel dhe nga pala shqiptare, ka qenë i pranishëm kryeministri Edi Rama. Në samit, Edi Rama sapo është takuar, me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, ku kanë biseduar lidhur me marrëveshjet mes dy vendeve.
Në fokus të bisedimeve, kanë qenë marrëveshjet për pakicat greke dhe gjithashtu dakordësimi mes dy liderve për të përshpejtuar negociatat për marrëveshjen e detit. Ndërsa Rama e ka falenderuar homologun grek për dhërimin e 20 mijë vaksinave.
Gazeta greke Kathimerini shkruan se dy kryeministrat ranë dakord që të përshpejtonin negociatat për përfundimin e një marrëveshjeje të përbashkët me qëllim referimin e caktimit të kufijve të Zonave Detare të dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.